Arrihet marrëveshja mes naftëtarëve dhe kompanisë, kreu i sindikatës: S'do të jepen të gjitha pagat e prapambetura

3 Shtator 2020, 13:07| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 13:54

  • Share

Situata në Ballsh është qetësuar dhe mes naftëtarëve dhe kompanisë është arritur një marrëveshje. Ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj tha se ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën. Sipas tij, parashikohet se deri më 7 shtator të firmosen  të gjitha kontratat dhe të nisë pagesa për naftëtarët me kontratat e reja të punës. Ndërsa për pagat e prapambetura thotë se kompania nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.

“Afron dhe sezoni shkollor dhe nuk llogarisin vetëm bukën, por për fatin e fëmijëve tanë, që javën e ardhshme i drejtohen shkollës, duan libra e rroba. Acarimi ka qenë i momentit. Vendimi i ministres ka qenë vendosja në punë e rafinerisë më 22 maj, firma duhet të merrte detyrimet. Në listat që kanë qenë në shkëputjen e kompanisë qiramarrëse kanë qenë 850 punonjës, me reduktimin e punonjësve që ka marrë statusin e naftëtarëve janë 750. Ka filluar firmosja e kontratave individuale, deri të hënën nuk do nisë puna, deri në firmosjen e kontratës. Kontratën e kemi lexuar, se dhe sindikata mbështet anën juridike. Thërriten nga 10 persona, shkojnë në zyra dhe firmosin kontratën, ata duan që të nisin sa më shpejt punën. Në datën 7 kanë një takim të dytë, por prap janë mosbesues”, tha Sokol Dautaj.


Lajmi kryesor:

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, arrihet marrëveshja me kompaninë, kreu i sindikatës: S'do të jepen të gjitha pagat e prapambetura


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?