TIRANE-Arrihet marrëveshja mes bashkisë së Durrësit dhe kompanisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës në Tiranë. Për 4 muajt në vijim të gjitha mbetjet e Durrësit do të sillen në inceneratorin e Sharrës dhe përpunimi do të bëhet pa asnjë pagesë pas emergjencës mjedisore në qytetin bregdetar që u pushtua nga plehrat.
Kjo është marrëveshja e dytë, pasi dje përfundoi pakti i parë mes bashkisë dhe kompanisë për depozitimin për një javë. Por situata sot u rikthye e njëjtë me atë të para një jave duke sjellë edhe marrëveshjen e dytë për një periudhë më të gjatë. Kjo periudhë, pra 4 mujore pritet që të jetë e mjaftueshme për bashkinë e Durrësit për të zgjidhur problemin me fondet apo projektin se ku do i dërgojë.
Drejtueseve të ndërmarrjeve të pastrim gjelbërimit Durrës u është komunikuar verbalisht që të vazhdojnë të dërgojnë mbetjet në Sharrë. Landfilli i Porto Romanos u mbyll, ndërsa mbeturinat fillimisht u dërguan në Manzë dhe u dogjën. Tentativa pati për t'i dërguar edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar, por që banorët kundërshtuan, teksa e vetmja zgjidhje mbeti landfilli.
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se kryeministri Rama që prej vitit 2013 i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë por që gënjen.
Ajo thotë se ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP, pasi Motoja e tij në 7 viteve është “Vidh dhe takso!”. Tabaku thekson se tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës që tregon se ai zhvat xhepat e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Tabakut:
Që prej vitit 2013 Rama i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë. Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje.
Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve.
Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve.
Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.
Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.
Pra, kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit.
Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset!
Kujtojmë se pas problemit të krijuar me plehrat në Durrës, Rama ka garantuar qytetarët se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë.
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për problemin e krijuar me mbetjet në qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale garanton qytetarët e Durrësit se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë.
"Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t'u thonë durrsakëve se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!" shkruan Rama.
Ditën e djeshme i gjithë qyteti është pastruar, por këto mbeturina nuk janë depozituar asgjëkundi, por mbeten në kamionë pasi nuk ka ende një vend se ku mund të shkarkohen.
Landfilli i Porto Romanos u mbyll, ndërsa mbeturinat fillimisht u dërguan në Manzë dhe u dogjën. Kjo solli reagimin e banorëve. Më pas u arrit një marrëveshje një javore me landfillin e Sharrës, ku dërgimi në Tiranë i mbetjeve u bë pa asnjë kosto. Marrëveshja përfundoi dje, sot u pastrua qyteti, por plehrat janë ende në kamionë dhe nuk dihet ku do të derdhen.
DURRËS- Mbeturinat në qytetin e Durrësit janë ende një problem shumë shqetësues, i cili nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Ditën e djeshme i gjithë qyteti është pastruar, por këto mbeturina nuk janë depozituar asgjëkundi, por mbeten në kamionë pasi nuk ka ende një vend se ku mund të shkarkohen.
Tentativat për një marrëveshje me banorët kanë dështuar. Fillimisht u mendua që mbeturinat të depozituar mbeturinat në Gjirin e Lalzit, por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga banorët e kësaj zone, pasi kjo është një zonë turistike që do sillte dëme të mëdha jo vetëm për ta, por edhe për shumë turistë. Plani "B" ishte për një marrëveshje me banorët e fshatit Vadardhë të Sukthit, por as kësaj radhe nuk u arrit një dakordësi.
E gjithë kjo situatë alarmante me mbeturinat e Durrësit lindi pas mbylljes së landfillit në Porto Romano. Durrësi ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, pasi çdo cep dhe kazan plehrash në qytet është pushtuar nga mbeturinat.
Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz. Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Mbeturinat në atë zonë u hodhën vetëm tre ditë dhe më pas u lidh një marrëveshje një javore me landfillin e Sharrës në Tiranë, por pas skadimit të afatit, Gjiri i Lalzit u pa si alternativë, por banorët nuk pranuan. Aktualisht flitet për zonën e Sukthit, ku banorët janë duke protestuar që kjo gjë të mos ndodhë.
Shkarkojini plehrat perpara pallatit te vangjush dakos....
Përgjigju