Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se kryeministri Rama që prej vitit 2013 i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë por që gënjen.
Ajo thotë se ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP, pasi Motoja e tij në 7 viteve është “Vidh dhe takso!”. Tabaku thekson se tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës që tregon se ai zhvat xhepat e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Tabakut:
Që prej vitit 2013 Rama i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë. Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje.
Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve.
Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve.
Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.
Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.
Pra, kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit.
Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset!
Kujtojmë se pas problemit të krijuar me plehrat në Durrës, Rama ka garantuar qytetarët se s'do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë.
Lajmi kryesor:
Arrihet marrëveshja, për 4 muaj plehrat e Durrësit do të dërgohen në Sharrë
//ReportTv.al
Paska lek kjo ti ler gjyqeve per shpifje....pffff pushke qe nuk shkrep ...
PërgjigjuKa ardhe momenti qe te qendrosh sa me shume ne shtepi dhe te kujdesesh per te vegjlit.... Ata kane nevoje per ty' mami, tani me shume se kurre! Mos i le ne dore te bebisisterve, sepse do te behen edhe ata "GORE", vegel ne duart e te tjereve,...... ....Dikur , respektin per ty e shikoja tek dijet dhe pjekurine tende....Tani je kthyer ne "PUSHKE E MBUSHUR" ne duart e te tjereve...... Nuk eshte vone! Ktheju tek JORIDA qe njohim te gjithe! Te jesh vetvetja! Ashtu do te jesh gjithmone e mire.....
PërgjigjuBobo je bo me keq se ato lllazoret
PërgjigjuBabale Tabaku.... By**** Bardhaku
Përgjigju