Momente nga ndeshjet në Liverpool dhe Londër

Sport

GOLAT/ Arsenali hap fals, Liverpooli merr tri pikë dhe rrit distancën në krye të Premier League! Fitojnë City dhe United

27 Shkurt, 10:12| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:19

  • Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi pesë ndeshjet e radhës të mërkurën e 26 shkurtit. Fitore për Liverpool dhe barazim për Arsenalin, me djemtë e Arne Slot që ‘arratisen’ në krye të Premier League. Fitore për dy Manchesterat.

Në ‘Anfield’ Liverpooli fitoi 2-0 kundër Newcastle dhe shkon në plus 13 pikë nga ndjekësit e Arsenal. Skuadra e Arne Slot kaloi në avantazh me Szoboszlai në minutën e 11-të pas asistit të Diaz. Në pjesën e dytë ishte Mac Allister që qetësoi të kuqtë me golin e dytë dhe ngjit ekipin në krye të Premier League me 67 pikë.

Në Londër vendasit e Tottenham u mposhtën 0-1 nga Manchester City. ‘Qytetarët’ e Guardiolës rikthehen te suksesi falë golit të Haaland në minutën e 12-të dhe me 47 pikë rimarrin vendin e katërt që të dërgon në Champions League.

Në ‘Old Trafford’ Manchester United fitoi 3-2 me përmbysje kundër Ipswich dhe gjen tri pikët e plota pas tre ndeshjeve në Premier League. ‘Djajtë e Kuq’ pësuan gol nga Philogene që në minutën e katërt. Autogoli i Morsy dhe de Ligt i dhanë epërsinë United, para se Philogene të gjente golin e dytë personal dhe të dytin për miqtë në fundin e pjesës së parë. Duhej fillimi i fraksionit të dytë që asisti i Brunos të shfrytëzohej nga Maguire për të shënuar golin e fitores për United. Me 33 pikë skuadra e Amorim ngjitet në vendin e 14-të.

Premier League, raundi 27-të:

E mërkurë, 26 shkurt 2025

20:30

Brentford 1-1 Everton

Manchester United 3-2 Ipswich

Nottingham 0-0 Arsenal

Tottenham 0-1 Manchester City

21:15

Liverpool 2-0 Newcastle

Renditja:

Ora 10:17
VIDEO/ Tri pikë me vuajtje, Manchester United përmbys 3-2 Ipswich


Në ‘Old Trafford’ Manchester United fitoi 3-2 me përmbysje kundër Ipswich dhe gjen tri pikët e plota pas tre ndeshjeve në Premier League. ‘Djajtë e Kuq’ pësuan gol nga Philogene që në minutën e katërt. Autogoli i Morsy dhe de Ligt i dhanë epërsinë United, para se Philogene të gjente golin e dytë personal dhe të dytin për miqtë në fundin e pjesës së parë. Duhej fillimi i fraksionit të dytë që asisti i Brunos të shfrytëzohej nga Maguire për të shënuar golin e fitores për United. Me 33 pikë skuadra e Amorim ngjitet në vendin e 14-të.

Ora 10:15
VIDEO/ Haaland bën heroin, Manchester City fiton 0-1 kundër Tottenham dhe rigjen Championsin


Në Londër vendasit e Tottenham u mposhtën 0-1 nga Manchester City. ‘Qytetarët’ e Guardiolës rikthehen te suksesi falë golit të Haaland në minutën e 12-të dhe me 47 pikë rimarrin vendin e katërt që të dërgon në Champions League.

Ora 10:14
VIDEO/ Liverpool mposht 2-0 Newcastle dhe ‘arratiset’ në krye të Premier League


Në ‘Anfield’ Liverpooli fitoi 2-0 kundër Newcastle dhe shkon në plus 13 pikë nga ndjekësit e Arsenal. Skuadra e Arne Slot kaloi në avantazh me Szoboszlai në minutën e 11-të pas asistit të Diaz. Në pjesën e dytë ishte Mac Allister që qetësoi të kuqtë me golin e dytë dhe ngjit ekipin në krye të Premier League me 67 pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?