Në ‘Old Trafford’ Manchester United fitoi 3-2 me përmbysje kundër Ipswich dhe gjen tri pikët e plota pas tre ndeshjeve në Premier League. ‘Djajtë e Kuq’ pësuan gol nga Philogene që në minutën e katërt. Autogoli i Morsy dhe de Ligt i dhanë epërsinë United, para se Philogene të gjente golin e dytë personal dhe të dytin për miqtë në fundin e pjesës së parë. Duhej fillimi i fraksionit të dytë që asisti i Brunos të shfrytëzohej nga Maguire për të shënuar golin e fitores për United. Me 33 pikë skuadra e Amorim ngjitet në vendin e 14-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenali hap fals, Liverpooli merr tri pikë dhe rrit distancën në krye të Premier League! Fitojnë City dhe United
S.Dh/ReportTv.al