Politikë

Arsimi i Lartë 2030, Manastirliu: Ndërkombëtarizim i universiteteve dhe skemë e re financimi! Do ketë rishikim të kuadrit ligjor

18 Shkurt, 12:47| Përditesimi: 18 Shkurt, 13:38

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot së bashku me kryeministrin Rama dokumentin për politikat e Arsimit të Lartë 2030. Manastirliu theksoi se dokumenti i ri për arsimin e lartë përmban dy objektiva kryesorë: Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe arritja e standardeve evropiane në arsim dhe kërkim shkencor. 

Masat kryesore që do të zbatohen deri në vitin 2030 do të jenë rishikimi i kuadrit ligjor për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe për të hapur rrugën për programe të reja studimore, por edhe profilizimi i universiteteve sipas kërkesave të tregut të punës, me fokus tek kombinimi i degëve shoqërore me teknologjinë dhe IT.

Më tej synohet dhe rritja e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të diplomave të përbashkëta dhe kampuseve të reja dhe financimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me përfshirjen më aktive të diasporës akademike në procesin e mësimdhënies dhe kërkimeve.

'Dokumenti që prezanton përmban 2 qëllime: zhvillimi i kapitali njerëzor, standardi evropian të arsimit dhe kërkimit shkencor. Këto objektiva lidhen me masa konkrete që i kemi konsultuar dhe do jenë pjesë e një plani veprimi nga sot deri në 2030. Masat që propozojmë, lidhen me rishikimin e kuadrit ligjor, për sfidat dhe hapjen e universiteti. Instrumentet ligjore të reja më shumë fleksibilitet dhe programe të reja. Për të krijuar lehtësi dhe përshtatje me specialitetet  e kohës. Profilizimi i universiteteve të lidhet me programet e reja të studimit në vendin tonë.

Kombinimi i studimeve të degëve shoqërore me ato të IT. Kjo do ndihmojë në përgatitjen më të mirë të studentëve në lidhje me tregun e punës. Përgatitemi për një hap tjetër, duhet të përafrohemi me standardet evropiane. Duhet të bëjmë një hap para, për pavarësinë e bordit të akreditimit. Një hap konkret duhet realizuar për të njohur në mënyrë automatike institucionet ndërkombëtare. Avancimi i procesit të ndërkombëtarizimit është një tjetër fokus duke  mundësuar përmes financimit të rritet numri i programit dyfishe, diplomave të përbashkëta. Përgatitemi për hapjen e kampuseve të reja. Shtyllë tjetër, financimi i arsimit të lartë dhe kërkimi shkencor.

Rritja e rolit të diasporës akademike në kërkimet shkencore do jetë tjetër angazhim yni. Po bëjmë përpjekje për angazhimin e diasporës akademike në kërkimin shkencor. Si elementi i edukimit në distancë, apo programi i edukimit miks, ku nga diaspora mund të jenë të ftuar online për të dhënë leksione. Prej këtij viti do nisim një program të ri, për studime doktorale. Agjencia kombëtare e kërkimit shkencor. Sikurse e përmenda, po punojmë me aspektet e digjitalizimit. Universiteti si një prej atyre shtyllave të kërkimit shkencor. Integrimi i teknologjisë në procesin e mësimdhënies është pjesë e pandashme do investohet në stafet akademike dhe në bashkëpunime me biznesin.'


Lajmi kryesor:

Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?