TIRANË - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, Dokumentin e politikave të Arsimit të Lartë 2030. Së bashku me pedagogë dhe rektorë të tjerë në auditorë Rama ndau përparësitë për arsimin e lartë drejt 2030-ës.
Sipas Ramës, ky dokument është produkt i universiteteve dhe i institucioneve të përfshira, duke mos qenë një formulë e imponuar nga jashtë.
'Dokumenti parasheh dhe një rishikim të ligjit të arsimit të lartë. Ndarja të bëhet pak më e lehtë, se duket sikur universitetet publike janë të nënës, ndërsa ato jopublike që nuk e kuptoj pse quhen jopublike, janë Organizata jo fitimprurëse, nëse gjendet rrugë për ta rehabilituar këta të dytët do ishte mirë.'
Ai theksoi se ka ardhur koha për rishikimin e kuadrit ligjor dhe duhet të rritet cilësia e stafit akademik për të garantuar studentë më të përgatitur.
'Besoj se ky dokument ka rëndësi të madhe për faktin se është produkt i brendshëm, nuk është dokument që vjen nga jashtë. Nuk imponohet nga qeveria. Nuk është përkthim apo një recetë e marrë nga ata që i quajmë partnerët strategjikë. Është prodhim i brendshëm, i përbashkët i gjithë universiteteve. Qofshin publike ose jo. Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, bordi i akreditimit dhe ekspertiza e BB. Ky dokument është bashkautorësi e atyre që presupozohet do e çojnë para arsimin e lartë. Edhe plani i veprimit dhe zbatimi ka shumë shanse të jenë procese të suksesshme. Falënderoj, përveç rektorit edhe disa të tjerë, Besnikun Aliajn, Leka Xhuvanin, Ethem Rukën, Entela Haloçin dhe Selami Xhepën. Janë gjëra pozitive, që kanë potencial domethënës që kërkojnë fokus dhe secili të luajë rolin e vet.'
Më tej shtoi se është bërë 5-fishimi i financimit për kërkimin shkencor, por ai duhet të lidhet me zhvillimin e vendit dhe jo thjesht me botime pa ndikim real.
'Qeveria, ne ndjehemi komod në këto kushte kur ky produkt është produkt i bashkautorësisë së të gjithëve. Gjasat që të ndesh në kundërshti janë minimale. Do duhet një punë e përbashkët po kaq intensive për adresimet e duhura në ligjin e arsimit të lartë. Ka kaluar koha e nevojshme për të rishikuar kuadrin ligjor. Kemi thyer murin ndarës të vendeve të BE dhe atyre që janë jashtë BE-së. Shqipëria ka qenë pararojë e kësaj beteje. Në samitin këtu në tiranë, u vendos që edhe për universitetet jashtë BE-së të hapet mundësia e futjes në aleancën e universiteteve. Ka benefite në të gjitha planet. Në planin e shkëmbimit të ekspertizës së kërkimit shkencor. Në ndërkohë që me të drejtë kemi folur për shumë vite për zgjerimin e bazës financiare, kemi zgjerua bazën dyfish. Kemi 5-fishuar bazën financiare për kërimin shkencor. Jemi në funksion të rritjes së cilësisë së studentëve. Por do kalojë përmes rritjes së cilësisë së stafit akademik. Bëmë një stop të doktoraturave.'
Shqipëria, vijon Rama, ka luajtur një rol pararojë në integrimin e universiteteve jashtë BE-së në aleancën e institucioneve europiane të arsimit.
'Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Ka qenë vetëm 10 vite më parë. Kur situata në arsimin e lartë ishte katastrofë, ku 18 universitete ishin biznese. Më kujtohet shkarkimi nga puna i një dekaneje, shefeje në ato universitete të fakultetit të mjekësisë dentare që e thirrri pronari dhe i tha, shiko se po më shqetëson studentët duke mos iu dhënë provimet. I thotë, dekania më vjen keq por nuk mund të jap provime studentësh që nuk vinë fare se do bëhen dentistë. I thotë shiko, ty të duken si studentë, por janë klientë për mua. Pastaj ekonomi tregu, do thyhen ca nofulla. Kjo ishte situata e universiteteve jo publike.'
Rama kritikoi periudhën para reformës në arsim, kur universitetet private funksiononin si biznese, duke theksuar rëndësinë e standardeve më të larta për doktoraturat dhe kërkimin shkencor.
'Sot kemi shumë gjëra që janë adresuar dhe janë vënë në vend. E rëndësishme të jemi realist. Kemi rihapur doktoraturat, por duhet të synojmë doktoratura të niveleve europiane. Pika më e rëndësishme, ndryshimi për të vënë kërkimin shkencor në zhvillim të vendit të thellohet. Kërkim shkencor për kërkim shkencor që rezultat është një botim që nuk ka vlerë tjetër, besoj se nuk kemi as luksin dhe as kohën për ta quajtur kërkim shkencor. Duhet t’i japim fokus kërkimit shkencor në zhvillim të vendit. Kontributi i brendshëm në funksion të kërkimit të brendshëm.'
Ndërkohë, ministrja Manastirliu u shpreh se dokumenti është fokusuar te zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe te standardi evropian në arsim dhe kërkim shkencor. Manastirliu nuk përjashtoi që gjatë kësaj kohe të ketë një rishikim të ligjit për arsimin e lartë.
'Dokumenti që prezanton përmban 2 qëllime: zhvillimi i kapitali njerëzor, standardi evropian të arsimit dhe kërkimit shkencor. Këto objektiva lidhen me masa konkrete që i kemi konsultuar dhe do jenë pjesë e një plani veprimi nga sot deri në 2030. Masat që propozojmë, lidhen me rishikimin e kuadrit ligjor, për sfidat dhe hapjen e universiteti. Instrumentet ligjore të reja më shumë fleksibilitet dhe programe të reja. Për të krijuar lehtësi dhe përshtatje me specialitetet e kohës. Profilizimi i universiteteve të lidhet me programet e reja të studimit në vendin tonë', tha ministrja.
Rektori Artan Hoxha, i cili ishte në panel dhe një nga kontribuesit kryesorë të dokumentit, theksoi se institucionet e arsimit të lartë sot janë më të integruara në financimet e Bashkimit Evropian dhe do synojnë të jenë edhe më bashkëpunues me universitete të vendeve të BE-së.
'Këto strategji individuale dhe mungesa e koordinimit me vizionin re qeverisë na çoi në përfundimin që strategjitë e përbashkëta do ishte dhe një zgjidhje më e mirë që arsimi i lartë të përballojë sfidat që ka shoqëria shqiptare për një botë më të globalizuar. Ky dokument vjen si rezultat i këtij kontributi që sot e shohin veten shumë më para se 4-vite të shkuara. Institucionet e arsimit të lartë janë më të mirëintegruara nga projektet e BE-së, në ndërkombëtarizimin e programeve në gjuhë të huaj. Sot institucionet e arsimit të lartë kanë portofol të ndryshëm që kemi patur vite më parë', u shpreh rektori Artan Hoxha.
Përpara një auditori me pedagogë dhe rektorë të universiteteve të ndryshme të Shqipërisë u prezantua Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, të përpiluar nga rektorë dhe pedagogë.
Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, një nga kontribuesit kryesorë të dokumentit, e vlerësoi atë si një rezultat të eksperiencës së gjatë në arsimin e lartë dhe si një përpjekje për të krijuar një vizion të përbashkët mes institucioneve akademike dhe qeverisë.
'Dokumenti është eksperienca e marrë në shumë vite më parë. Ka qenë një riperceptim i punës së përbashkët të institucioneve të arsimit të lartë. Vendosjes në baza institucionale të konferencës së rektorëve, me këndvështrim të ndryshëm nga dikur. Sot me një punë të përbashkët pamë që ajo që mund të na çojë përpara të bashkëpunojmë dhe të realizojmë ato misione që ligji për arsimin e lartë dhe kushtetuta i ka dhënë arsimit. Dokumenti nuk del nga hiçi por nga një eksperiencë e fituar. Me anë të një komitetit të politikave të arsimit të lartë.
Këto strategji individuale dhe mungesa e koordinimit me vizionin re qeverisë na çoi në përfundimin që strategjitë e përbashkëta do ishte dhe një zgjidhje më e mirë që arsimi i lartë të përballojë sfidat që ka shoqëria shqiptare për një botë më të globalizuar. Ky dokument vjen si rezultat i këtij kontributi që sot e shohin veten shumë më para se 4-vite të shkuara. Institucionet e arsimit të lartë janë më të mirëintegruara nga projektet e BE-së, në ndërkombëtarizimin e programeve në gjuhë të huaj. Sot institucionet e arsimit të lartë kanë portofol të ndryshëm që kemi patur vite më parë.
Jemi munduar të përdorim sa më shumë fonde që vijnë nga BE. Sot kemi 3 universitete, i Durrësit, një jo publik dhe ai i Tiranës që janë pjesë e 3 aleancave të rëndësishme universitare të financimit të BE-së. Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE. Portë hyrëse është arsimi, është rinia, për të gjithë sfidat që shoqëria dhe institucionet e arsimit ka.'
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot së bashku me kryeministrin Rama dokumentin për politikat e Arsimit të Lartë 2030. Manastirliu theksoi se dokumenti i ri për arsimin e lartë përmban dy objektiva kryesorë: Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe arritja e standardeve evropiane në arsim dhe kërkim shkencor.
Masat kryesore që do të zbatohen deri në vitin 2030 do të jenë rishikimi i kuadrit ligjor për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe për të hapur rrugën për programe të reja studimore, por edhe profilizimi i universiteteve sipas kërkesave të tregut të punës, me fokus tek kombinimi i degëve shoqërore me teknologjinë dhe IT.
Më tej synohet dhe rritja e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të diplomave të përbashkëta dhe kampuseve të reja dhe financimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me përfshirjen më aktive të diasporës akademike në procesin e mësimdhënies dhe kërkimeve.
'Dokumenti që prezanton përmban 2 qëllime: zhvillimi i kapitali njerëzor, standardi evropian të arsimit dhe kërkimit shkencor. Këto objektiva lidhen me masa konkrete që i kemi konsultuar dhe do jenë pjesë e një plani veprimi nga sot deri në 2030. Masat që propozojmë, lidhen me rishikimin e kuadrit ligjor, për sfidat dhe hapjen e universiteti. Instrumentet ligjore të reja më shumë fleksibilitet dhe programe të reja. Për të krijuar lehtësi dhe përshtatje me specialitetet e kohës. Profilizimi i universiteteve të lidhet me programet e reja të studimit në vendin tonë.
Kombinimi i studimeve të degëve shoqërore me ato të IT. Kjo do ndihmojë në përgatitjen më të mirë të studentëve në lidhje me tregun e punës. Përgatitemi për një hap tjetër, duhet të përafrohemi me standardet evropiane. Duhet të bëjmë një hap para, për pavarësinë e bordit të akreditimit. Një hap konkret duhet realizuar për të njohur në mënyrë automatike institucionet ndërkombëtare. Avancimi i procesit të ndërkombëtarizimit është një tjetër fokus duke mundësuar përmes financimit të rritet numri i programit dyfishe, diplomave të përbashkëta. Përgatitemi për hapjen e kampuseve të reja. Shtyllë tjetër, financimi i arsimit të lartë dhe kërkimi shkencor.
Rritja e rolit të diasporës akademike në kërkimet shkencore do jetë tjetër angazhim yni. Po bëjmë përpjekje për angazhimin e diasporës akademike në kërkimin shkencor. Si elementi i edukimit në distancë, apo programi i edukimit miks, ku nga diaspora mund të jenë të ftuar online për të dhënë leksione. Prej këtij viti do nisim një program të ri, për studime doktorale. Agjencia kombëtare e kërkimit shkencor. Sikurse e përmenda, po punojmë me aspektet e digjitalizimit. Universiteti si një prej atyre shtyllave të kërkimit shkencor. Integrimi i teknologjisë në procesin e mësimdhënies është pjesë e pandashme do investohet në stafet akademike dhe në bashkëpunime me biznesin.'
Kryeministri Edi Rama duke folur për dokumentin e politikave të arsimit të lartë 2030 tha se universitetet duhet të integrojnë tashmë edhe Inteligjencën Artificiale. Rama u shpreh se çdo universitet duhet të ketë laboratorin e vet.
'Dua ta mbyll duke thënë se një fokus i veçantë i duhet dhënë inteligjencës artificiale. Është një domosdoshmëri por edhe një oportunitet. Nuk ka rëndësi se ku je, mjafton që të përputhen kushtet minimale që ti krijon, të dhënat që ke në dispozicion dhe një talent që të ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Po përtej botës, çdo universitet duhet ta krijojë atë laboratorin e vet modest. Dhe çdo pedagog të ketë mundësi të trokasë në derën e laboratorit ku janë 5 të rinj të përkushtuar.
Ne do bëjmë çmos që ta mbështesim me fondet tona. Çdo universiteti që ka një plan. Nuk ka nevojë për financime të jashtëzakonshme por të vërë në lëvizje të dhëna. Pastaj zhvillimet e mëtejshme do tregojë çfarë do sjelli. Kam shumë besim se me këtë dokument do duhet të riformatojë përfaqësinë e konferencës së pedagogëve.'
Kryeministri Edi Rama foli sot në panelin e prezantimit të Dokumentit për Arsimin e Lartë 2030. Rama shpjegoi politikat që do të ndiqen në arsim sipas dokuemntit të hartuar edhe prej një grupi pedagogësh.
Sipas kryeministrit do të vijohet të ndiqet modeli i bashkëpunimit që ka krijuar Universiteti Bujqësor me Universitetin 'Boku' në Vjenë.
'Kemi parë zhvillime pozitive, por duhet të vrapojmë për të rritur volumin dhe për ta kthyer në një marrëdhënie konsistence mes qeverisë, universitetit dhe tregut. UBT dukej si një realitet i destinuar të mbetej si realiteti i provincës së botës universitare shqiptare.
Si kamp refugjatësh që nuk aksesonin botën universitare dhe mblidheshin atje me 5. Falë kurajës dhe angazhimit, e futëm UBT në një trajektore krejt tjetër duke e bërë vendin ku po ndërtohet një realitet përmes partneritetit. Në këtë drejtim duhet të eci dhe Universiteti i Shkodrës.'
Komente
