Politikë

Rektori i UT-së Artan Hoxha: Dokumenti për arsimin e lartë strategji edhe për integrimin evropian

18 Shkurt, 13:01| Përditesimi: 18 Shkurt, 13:30

  • Share

Përpara një auditori me pedagogë dhe rektorë të universiteteve të ndryshme të Shqipërisë u prezantua Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, të përpiluar nga rektorë dhe pedagogë.

Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Artan Hoxha, një nga kontribuesit kryesorë të dokumentit, e vlerësoi atë si një rezultat të eksperiencës së gjatë në arsimin e lartë dhe si një përpjekje për të krijuar një vizion të përbashkët mes institucioneve akademike dhe qeverisë.

'Dokumenti është eksperienca e marrë në shumë vite më parë. Ka qenë një riperceptim i punës së përbashkët të institucioneve të arsimit të lartë. Vendosjes në baza institucionale të konferencës së rektorëve, me këndvështrim të ndryshëm nga dikur. Sot me një punë të përbashkët pamë që ajo që mund të na çojë përpara të bashkëpunojmë dhe të realizojmë ato misione që ligji për arsimin e lartë dhe kushtetuta i ka dhënë arsimit. Dokumenti nuk del nga hiçi por nga një eksperiencë e fituar. Me anë të një komitetit të politikave të arsimit të lartë.

Këto strategji individuale dhe mungesa e koordinimit me vizionin re qeverisë na çoi në përfundimin që strategjitë e përbashkëta do ishte dhe një zgjidhje më e mirë që arsimi i lartë të përballojë sfidat që ka shoqëria shqiptare për një botë më të globalizuar. Ky dokument vjen si rezultat i këtij kontributi që sot e shohin veten shumë më para se 4-vite të shkuara. Institucionet e arsimit të lartë janë më të mirëintegruara nga projektet e BE-së, në ndërkombëtarizimin e programeve në gjuhë të huaj. Sot institucionet e arsimit të lartë kanë portofol të ndryshëm që kemi patur vite më parë.

Jemi munduar të përdorim sa më shumë fonde që vijnë nga BE. Sot kemi 3 universitete, i Durrësit, një jo publik dhe ai i Tiranës që janë pjesë e 3 aleancave të rëndësishme universitare të financimit të BE-së. Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE. Portë hyrëse është arsimi, është rinia, për të gjithë sfidat që shoqëria dhe institucionet e arsimit ka.'


Lajmi kryesor:

Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?