Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor me veti ‘magjike’, pasi përbërja e saj rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.
Sipas kimistëve, funksioni kryesor i bikarbonatit të natriumit është neutralizimi i acideve.
Disa benefite që sjell soda janë:
1-Eksfolion lëkurën dhe jep shkëlqim;
2-Redukton pikat e zeza;
3-Së bashku me limonin, shërben për të luftuar mbipeshën.
Përzierja midis këtij përbërësi është identifikuar si një trajtim i veçantë edhe për zbardhjen natyrale të dhëmbëve, megjithatë, kombinimi i tij mund të jetë i rrezikshëm.
Rreziqet e sodës së bukës me limon
Ekspertët shpjegojnë se megjithëse soda e bukës dhe limoni mund të jenë të dobishëm, është mirë që ata të përdoren veçmas.
Sasia e tepruar e limonit mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, shtresës së jashtme të dukshme të dhëmbëve që mbron dhëmbët nga kavitetet.
Përveç larjes së dhëmbëve vetëm me sodë buke, ekspertët këshillojnë:
1-Shmangni yndyrnat pasi i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë.
2-Hani fruta dhe perime: Edhe pse ato nuk janë zëvendësues për larjen e dhëmbëve, luleshtrydhet dhe ananasi mund të ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve.
3-Larja e vazhdueshme me furçë dhe pastrimi i dhëmbëve me fill. Ky proces ndihmon në bardhësinë e dhëmbëve, sepse redukton bakteret në gojë dhe parandalon krijimin e pllakave.