Arsyet shëndetësore pse keni gjithmonë etje, ja si ta trajtoni

15 Tetor, 17:50| Përditesimi: 15 Tetor, 17:54

  • Share

Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë. Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia.

Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi. Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik.

Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt. Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.

Trajtimet e duhura të etjes së vazhdueshme

Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës.

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës. Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.

Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme:

-Selino

-Shalqi

-Domate

-Agrume

-Fruta pylli

-Kastravec

-Speca

-Spinaq

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?