'Art dhe shkencë' e Dr.Gelardit në 'Bunk’art 2', 10 piktura ku qelizat tona janë kthyer në art

22 Shtator 2018, 18:40| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 19:11

  • Share

Veprat e artit të doktor Matteo Gelardit dhe veshjet e realizuara nga vajza e tij stiliste Giovanna, vazhdojnë të jenë të ekspozuara në “Bunk’art 2”. Në sallën e mbledhjeve, në “ish- dhomën e ndërlidhjes” pikturat “Bing bang”, “Kristalizmi”, “Stuhi diellore”, “Tranzicioni”, “Mjegullnajë”, “Vjeshtë”, por jo vetëm ilustrojnë se si qelizat tona kthehen në art. Bëhet fjalë për qeliza të marra nga hunda e njeriut, që fillimisht janë kthyer në tablo, pastaj në muzikë dhe në modë.

Doktor Matteos i pëlqen të luajë në instrumente të ndryshme, sepse atij i pëlqen arti në përgjithësi dhe kështu ai është shembulli më i mirë se si kur mjeku gjendet para disa situatave mund të njoh artin në brendësi të profesionit të tij. Iniciativa e doktorit filloi 5 vite më parë me “Kur shkenca bëhet art”, mandej u bë, “Kur shkenca bëhet muzikë” dhe “Kur shkenca bëhet modë”, dhe “Art dhe shkencë”. 

Ekspozita e Dr.Gelardit në 'Bunk'Art 2'


Për mjekun-italian prezantimi këtyre veprave në ambientet e Bunk’art ka magjinë e vet, sepse ai mendon se të hysh në “Bunker” dhe “Bunk’Art” është diçka që nuk ndodh shpesh. Ndërsa, Giovanna vajza e tij, e cila sjellë dhjete veshje që përkojnë me secilën tablo ka realizuar këto veshje kaq të bukura, duke i dhënë një prekje femërore, që nuk është absolutisht e tepërt, në një ambient shkencor. 

Dikush mund të mendojë se shkenca është diçka serioze, por duhet parë edhe në një këndvështrim tjetër që ndonjëherë mund të jetë edhe ndryshe. Mesazhet e doktorit nëpërmjet prezantimit të tij në Shqipëri nëpërmjet kësaj ekspozite ku shkenca edhe arti bëhen bashkë, janë të shumta, prej tyre veçojmë limitimin e antibiotikëve dhe krijimin e parqe joalergjik. 

Ekspozita në të cilën prezantohen veshjet e Giovanna-s edhe veprat e doktor Gelardit do të qëndrojë hapur edhe ditën e nesërme, nga ora 09.00 deri në orën 21.00 të mbrëmjes në “Bunk’art 2”. 

'Bunk'Art 2'

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?