Kronikë
Top 24

Arta Marku e liroi nga detyra, del para Vettingut prokurori i çështjes 'Hajdari', Sokol Stojani

30 Tetor 2018, 10:14| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 14:49

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme, në orën 12:00, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të zhvilluar seancën dëgjimore do të dalë prokurori Sokol Stojani. Trupa që do të gjykojë Stojanin është e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, ndërsa vendimi do të jepet më datë 31 tetor, në orën 13:00.

Hetimi për Stojanin u zhvillua në të 3 kriteret: pasuri, imazh dhe aftësi profesionale. Sipas raportit të ILDKPKI-së, prokurori ka bërë një deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin.

KPK ka kryer një hetim më të thelluar, ku si përfundim pasuri e Stojanit rezulton: një apartament i blerë me kredi me sipërfaqe 128 m2 në Tiranë më 2002 me vlerë 5 milion lekë; një makinë tip Nissan i vitit 2008 e blerë më 2017 me vlerë 4 mijë euro; mamaja nuk ka pasuri të veçantë, ndërsa i vëllai i subjektit jeton në Francë. Nga hetimi rezulton se Stojani ka burime financiare për të mbuluar shpenzimet.

Sipas DSIK-së, e cila kontrollon pastërtinë e figurës, Stojani është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën pasi nuk ka kontakte të papërshtatshme. Gjithashtu ai është vlerësuar shumë mirë nga prokurori i Përgjithshëm pasi ka përballuar ngarkesën e punës duke e bërë atë me shumë cilësi. Gjatë gjithë karrierës së tij, nuk është marrë asnjë masë disiplinore.

Ndaj Stojanit, ka pasur shtatë denoncime nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe nga ish-prokurori Tom Deda.

Mediu e ka kallëzuar, për një rast në një studio televizive dukepretenduar se pyetjet e gazetarit kanë qenë të drejtuara nga Stojani. Akuza të cilat, ky i fundit i mohon akuzat, duke i konsideruar si joligjore.

Po kush është Stojani?

Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes "Pasaportat" dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. 

Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Markun. Fillimisht Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi, por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti. Aktualisht Stojani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fraiku: 30/10/2018 14:36

    Bejini testin e alkoolit ne gjak, pyeteni per marredheniet qe ka me ata qe rrinte tek lokali mbrapa shallvareve. Pyeteni per darkat qe hante me Ina Ramen tek pallati i Nanos poshte ne bodrum dhe nuk ks veting qe e merr persiper.

    Përgjigju
  • parukeri: 30/10/2018 13:09

    ka fillu me u zbukuru zj marku

    Përgjigju
  • Shqiptari: 30/10/2018 11:21

    Qenka "pasturesi" i politikaneve. Ky do mare ne hetim per ke to 2 dosjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?