Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.
"Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro", tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
VIDEO EKSKLUZIVE/ Si u vra Santiago Malko, tre automjete rrethuan makinën me të cilën udhëtonte viktima
//ReportTv.al