VIDEO EKSKLUZIVE/ Si u vra Santiago Malko, tre automjete rrethuan makinën me të cilën udhëtonte viktima

25 Shtator 2019, 20:35| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 23:03

  • Share

TIRANË- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguron video nga ngjarja ku mbeti i vdekur Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Në video duken mjetet edhe me të cilin ka udhëtuar viktima dhe autorët duke rindërtuar edhe njëherë skemën e ngjarjes që tronditi kryeqytetin rreth një muaj më parë.

Gazetari Artan Hoxha tha sot në studion e Report Tv se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll. Në momentin e parë shfaqet një BMW X5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskwagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip Benz.

"Bëhet fjalë për ngjarjen e ekzekutimit të Santiago Malkos. Janë pamjet e një lokali shumë pranë vendit të ngjarjes. Është BMW X5, Benzi Class me të cilin lëvizin ekzekutorët. Shfaqet edhe Volswageni me të cilin lëvizin bashkëpunëtorët. Autorët që kanë qëlluar Malkon kanë qenë në mjetin tip Benz i cili më pas është gjetur i djegur. Në skenën e krimit është edhe mjet tip Skoda që dyshohet të jetë e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona. Pak sekonda pasi lëvizin automjetet klientët e lokalit dhe personeli çohen në këmbë dhe afrohen në drejtim të xhamave", u shpreh Artan Hoxha.

 

Ora 22:55
EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha: Këta janë personat që dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos (FOTO)

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar fotot e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos. I ftuar në studion e Report Tv gazetari investigativ deklaroi se autorët kanë lëvizur me tre automjete duke rrethuar makinën me të cilën udhëtonte viktima.

Hoxha tha se të dyshuar janë Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani dhe Ilir Selmani.

Ora 20:49
FOTO/ Kush është Doçja nga Vlora, ekzekutori i Santiago Malkos, mori pjesë në vrasjen e Harizajt

1569437552_FATMIRHYSENI1.jpg

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Në studion e Report Tv gazetari investigativ tha se ai është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Doçja nga Vlora.

“Ky personi që shihni në foto është Fatmir Hyseni. Ai njihet si “Doçja” dhe quhet Fatmir Hyseni. Ai është një person mjaft i njohur në botën e krimit. Hyseni ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Edison Harizajt. Ai mendohet se është ekzekutori i Harizajt, ngjarje e ndodhur në Durrës. “Doçja” mendohet të ketë marrë pjesë gjithashtu edhe në atentatin e zhvilluar në Vlorë, ku shënjestra Ferdinand Llanaj shpëtoi. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një fëmijë,u shpreh Artan Hoxha.

Ora 20:47
Artan Hoxha: Santiago Malko i kishte marrë peng babanë porositësve të vrasjes së tij! Janë bërë 3 ose 4 atentate

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.

"Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro", tha Hoxha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liu: 26/09/2019 20:19

    Te gjithe emrat qe permenden aty kane qene ushtare deri diten qe jane larguar nga Vlora. Tani mesa duket jane bere te pavarur. Keta nuk dalin tani rruges, po kur te dale Tori nga burgu i ke te gjithe ne Australi.

    Përgjigju
    • Ghji Frroco: 28/09/2019 00:13

      Po camet nga kush kane frike o frroco . Ne Vlore edhe ne cdo vend tjeter i kane provuar mire camet te gjithe . Ik o zorraxhi na tregoke trimerine .

    • Ghji: 27/09/2019 21:28

      Ja dhe lepujt e vlores duke u mare me thashetheme tere diten pa ditur si jan gjerat. Ku i dihet si kan ndryshuar keto vite. Po nje gje eshte e sigurt asnje shqiptar nuk ka frik nga camet dhe ja ka treguar vendin. Aq trima jan sa greku i degjeneroi e si bengje. Cam trima ahahah

    • Beni: 26/09/2019 23:12

      Tori ka 4 muaj qe ka dale nga burgu.

    • Kiu: 26/09/2019 21:35

      O djali pse tori do vej dot deri ne vlor sa te liroet thua i ke jasht te dera po e presin torin ms ki merak pastaj do ikin cunat ne australi

  • ana: 26/09/2019 17:24

    Ketu vetem kriminela komentojne.

    Përgjigju
  • eldi: 26/09/2019 12:20

    asgje spo meret vesh?! cipuri a ka qene me gaxhain? gaxhai dhe viktori kane qene shoke? si ka mundesi qe cipuri te jete kunder edisonit nipit te shokut? kush ka info te tregoj gjithe historine si ka fillu dhe palet!

    Përgjigju
    • Loti: 28/09/2019 00:09

      Ne fshatrat e vl jan dy fise ne gjak me njera tjetren(xhaferraj me Llanajt). Çipurri, Buzderri dhe Doqja jan krahu i Xhaferrajve, doqja qelloj llanajn dhe e plagosi. Edisoni desh te gjente kush qelloj Ferdinand llanajn(pra u be krahu i llanajt). Nga belgjika dergoj cinxurin per te ndjek levizjet e Edisonit, Edisoni e zhduku cinxurin se e pikasi. Edisonin e vran ne durres(Cipurri, Buzderri dhe Doqja duket me ndihmen e ktij ishpolicit se u duhej dikush qe s njifeshe ta ndiqte ne tr). Viktori mbaroj 24 vjet tani ka filluar denimin 20 vhet te tjera, del nga mosha 98 vjec. Edisoni dhe maçoket ishin ne kerkim te 3shes qe folem atehere kta levizen te paret, e vrane Edisonin.

  • Altini Meleqit: 26/09/2019 12:18

    E njohim mire Doqen po kur e perzuri Fitimi me Celon e Shpelles u mbeshye dhe nuk doli me nga vrimja

    Përgjigju
    • Vlora: 26/09/2019 12:50

      Hahahahahahaha,ku ke jetuar ti o vlla qe paska perzen fitimi me celon doqen hahahahahaha te kush film e ke par kete.fitimi me celon hapnin shpellen kur donte doqja dhe e mbyllnin kur donte doqja e rinin i benin e freski kur ishte vap

  • Enea: 26/09/2019 11:35

    Te vij dhe ai nga Belgium dhe ta djegin vloren,ca lufte ka fillu , ishalla jo te pafajshem

    Përgjigju
  • Vlorrr: 26/09/2019 11:05

    Po doqja çam esht ??? Po buzderi a esht çam???

    Përgjigju
  • qielli blu: 26/09/2019 08:44

    po doqja me vevenin kan ndonje far lidhje se me te njejtin mbiemer jan?

    Përgjigju
    • Titi: 26/09/2019 09:49

      Po kane, jane kusheri

  • Vlonjati: 26/09/2019 02:58

    Ai se ka emein Doce po DOQE.Eshte kunati i Festes vellait te Dritan Vejselit ose Didit te famshem te Vlores. Hasmi i Viktor Ymerit dhe Edison Harizajt. Bashke me Çipurin dhe Buzderrin ai eshte kthyer nga Spanja per te vazhduar hasmerin qe ka 25 vjete ne Vlore mes leberve dhe çameverve e ka marre deri tani mbi 30 jete djemsh Vlonjate. Doqja ka qene diten kur eshte vrare vellati Torit te Xhihanes dhe nga ajo dite ka nisur hasmeria qe vazhdon edhe sot e pale ku e ka fundin.

    Përgjigju
    • Futja kot: 26/09/2019 11:48

      Doqja nuk eshte ushtar po eshte njeri me halle bashk me cipurin dhe buzderin jan shok si vellezer dhe docja dhe cipuri jan cam buzderi nuk eshte cam po eshte ritur me camet dhe qe te tre kan per ti nxjer fundin vlores,po ishalla te ken mend ne kok te mbarojn vetem hallet e tyre se po u ran njerzve kot ne qaf nuk e kan te gjat

    • Regi: 26/09/2019 09:49

      Po ky doqja eshte i forte ne vlore ? Ku ka pas jetuar? Po festa si è ka emrin e plote ? Ky doqja eshte ushtar ne vlore apo komandon ky ne vlore

  • vera: 26/09/2019 00:10

    ULNI armet o shqiptare,,,punoni nate e dite per te pare pak drite thoshte naim frasheri,,,,,askush nuk te fal sot,,,as per gjene me te vogel,,,,,mos u hiqni si garipa se do shkoni per dhjame qeni…..///

    Përgjigju
  • Simpatiku: 25/09/2019 23:27

    Ajde doqe behuni njeher si njeher te dal dhe cipuri te kthehet dhe buzderi dhe pastrojeni vloren nga fshataret e nga dirushrat e drenushat

    Përgjigju
  • Vlora came: 25/09/2019 22:49

    Po ka ardhe ne shqiperi doqja prite prite se po vjen vloren e gjor do ta gjej belaja.zjari nuk pushon me ne vlore

    Përgjigju
    • Olti: 26/09/2019 09:47

      Kush eshte ky docja? Mund te na e tregosh. Aq i forte eshte ne vlore Ky?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?