Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Në studion e Report Tv gazetari investigativ tha se ai është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Doçja nga Vlora.
“Ky personi që shihni në foto është Fatmir Hyseni. Ai njihet si “Doçja” dhe quhet Fatmir Hyseni. Ai është një person mjaft i njohur në botën e krimit. Hyseni ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Edison Harizajt. Ai mendohet se është ekzekutori i Harizajt, ngjarje e ndodhur në Durrës. “Doçja” mendohet të ketë marrë pjesë gjithashtu edhe në atentatin e zhvilluar në Vlorë, ku shënjestra Ferdinand Llanaj shpëtoi. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një fëmijë,”u shpreh Artan Hoxha.
Lajmi kryesor: