Artan Imami
Aktori i njohur Artan Imami ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar si një lider që ka transformuar kryeqytetin dhe e ka vendosur në hartën europiane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imami ndau reflektimet e tij në ditëlindjen e Tiranës, e cila përkon edhe me ditëlindjen e tij personale, duke theksuar se çdo vit qyteti ka gjithnjë e më shumë arsye për të festuar. Imami nënvizon se artistët, as në ëndrrat më të mira nuk do e kishin menduar që dyert e Bashkisë do të ishin dyert e shtëpisë sonë.
Postimi i plotë:
11 shkurti është ditëlindja e Tiranës e rastësisht edhe e imja personale. Me këtë rast sot më erdhi një ftesë nga Bashkia që të jem i pranishëm në ceremoninë festive që do mbahet në Pallatin e Brigadave.
Bile organizatorët kishin menduar e më kishin nderuar që edhe unë të thosha timen me këtë rast.
Duke lexuar ftesën, që më gjeti për arsye pune në Romë (Itali), i shtova monologut tim, nxitur e nisur nga ngjarja e djeshme, edhe mendimin se në këtë festë nuk do të mund të dëgjoja dhe duartrokisja fjalimin e Qytetarit të Parë të kryeqytetit, mikut tim dhe tonin, Z. Erion Veliaj!
Që Tirana, në çdo vit që kalon, ka më shumë arsye për të festuar, kjo edhe në sajë të punës këmbëngulëse, ndërtuese, frymëzuese pozitive të Kryetarit të Bashkisë.
Nëse Tirana sot është vendosur në hartën europiane e nëse ajo popullohet çdo vit e më shumë nga miliona turistë, padyshim një meritë të pazëvendësueshme ka ekipi i Bashkisë e Kryetari i saj!
Unë, si pjesë e mijëra të tjerëve në fushën e artit e kulturës, as në ëndrrat tona më të mira nuk do e kishim menduar që dyert e Bashkisë do të ishin dyert e shtëpisë sonë.
Vetëm për këtë e sigurisht jo vetëm, i them Kryetarit, faleminderit! Gëzuar Festën!
Lajmi kryesor:
Artistët në mbështetje të Veliajt! Osmani: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij! Ilir Shaqiri e Klea Huta: Transformove Tiranën
K.M/ReportTv.al