Sot bëj 6 vjet që u nisa të shkoj nga s’vihet më, e më ktheu udhës i Gjithëfuqishmi që na ka në dorë të gjithëve, e s’di pse e ç’gjë kish në mëndje që më ktheu. Dhe si çdo vit në këtë ditë, më lini të përpiqem të kuptoj e t’u them diçka.
Dëgjoni pra! Ai është një ndër ata që në gjuhën e sotme i quajmë rëndom oligarkë. Është rreth të gjashtëdhjetave. Përpara përmbysjes së vitit ’90 bënte tjetër punë. Pastaj ndërroi zanat, filloi të merrej me tregti, më pas me ndërtime ku edhe bëri pasuritë e tij, vit pas viti e qeveri pas qeverie.
Puna më ka lidhur me të që në vitet e Bashkisë së Tiranës, më pas në Ministrinë e Ndërtimit e tani në Kadastër. Gjithnjë i qetë, ngulmues në hallin e vet, asnjëherë nuk merret me biseda jashtë tullave, pronave dhe çmimit të ndërtimeve.
Sot ka e ç’nuk ka, sa as vetë nuk i di sa ka. Nuk ka vetëm një gjë, shëndetin. Sapo ka kaluar sëmundje zemre, hall i gjithë shqiptarëve, ka kaluar edhe problem stomaku, edhe ky hall i shumicës së shqiptarëve, me siguri vuan edhe nga koliti dhe, nga mënyra se si lëviz, ndoshta edhe nga artriti. Si për t’u vënë kapak të gjithave kovidin e kaloi rëndshëm dhe i la pasoja në mushkëri.
Me telefonon dhe kërkon të më takojë. I them të vijë kur të dojë dhe i le takim në zyrë. Atë pasdite arrin me makinën e tij të stërmadhe të zezë që i duhet gati një minutë për t’u futur në oborrin e ngushtë të Kadastrës. Zbret dhe i duhen edhe disa minuta të tjera të bëjë ato pak metra nga porta deri tek zyra ime. Hyn, është i zbehtë dhe i zverdhur në fytyrë. Edhe i parruar prej ditësh. Megjithëse e ka kaluar kovidin, ka frikë. Mban maskë dhe nuk më jep dorën. Ulet me vështirësi në kanapenë aspak të rehatshme të zyrës dhe merr frymë me zor. Ka veshur tuta dhe sipër tyre një xhup, pasi sëmudja, më saktë sëmundjet nuk e lenë të kujdeset për luk-un.
Pas si je si s’je, sëmundjet, shtëpia, zyra, që vazhdojnë nja 10 minuta (jo se themi shumë gjëra por se mezi flet), kalon tek halli. Është në konflikt prone me dikë tjetër. Nuk arrijnë të merren vesh për një problem që ka filluar që përpara 14 vjetësh. Dikur kanë qenë ortakë në ndërtime, ndërsa tani janë prishur e bërë lëmsh. Kanë bërë gjyqe, seanca sa s’mbahen mend, gjykatë fakti, pastaj apel, pastaj gjykatë të lartë, pastaj padi, kundërpadi, sekuestro, sigurim padije, bllokime, avokatë, noterë, dëshmi, pastaj prapë padi e prapë e prapë. Kanë 14 vjet që nuk arrijnë të bien dakord për përqindjet e ndarjes së një cope toke ku do të duhet të ndërtohet më pas një pallat.
Ai flet e flet më tregon për takimet që ka bërë me punonjësit e hipotekës ndër vite, për bllokimet, çbllokimet, kartelat e pasurisë, o zot sa e gjatë.
Ndërsa e dëgjoj ngadalë duke marrë frymë me gërvishtje çdo 3 – 4 fjalë, mejtoj me vete. Ka miliona – jo, miliarda – ka prona pa fund, ka pallate në ndërtim, e të tjera të ndërtuara e të pashitura, e të tjera të ndërtuara të shitura a të dhëna me qera, ka troje ku po bën plane të bëjë pallate të tjera, ka vila në bregdet në Lalëz, në Golem e në Dhërmi, ka impiante prodhimi dhe makina luksi, ka qindra punëtorë dhe dhjetra llogari bankare, ka një television dhe një radio të vetën, ka përqindje nëpër banka dhe në shoqëri sigurimi. Po ç’dreqin i do ato 8% të asaj cope terreni midis dy pallateve në Durrës, ku do që të ndërtojë pallatin e radhës që as që do t’i bjerë radha të shkojë ta shohë, po thjesht do ju nxijë jetën edhe ca banorëve të tjerë!!!
Mund të shohë një film, të shkojë në një koncert, të vejë në piknik, në pyll, në Dajt të dalë për shëtitje në bregdet, të shohë një film, të merret me një hobi, të pijë një cigare i qetë në verandën e vilës në Farkë, të bëjë çdo gjë të bukur të kësaj bote, por jo. Hiqet zvarrë zyrë më zyrë për të marrë 12% sa ç’pretendon, jo 8% sa ç’i jep ai tjetri. Në fund ikën nga zyra zvarrë zvarrë, duke e mbajtur për krahu shoferi i tij. I premtoj ta ndjek problemin dhe në fakt e verifikojmë me specialistët tanë, por nuk ka rrugëzgjidhje pa gjyq.
Mos u merrni me emrin e tij. Janë të shumtë si ai. Oligarkë e oligarke që i kanë të gjitha dhe nuk ngopen me gjithçka.
Kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët. Nuk e dinë që do vdesin. Po, po, të kuptosh që do vdesësh një ditë nuk është e lehtë, paçka se na duket se e dimë të gjithë. Kjo gjë është një prej bindjeve të mëdha të feve monoteiste dhe që kanë bërë të pamundurën të na i bëjnë me dije.
Përgjithësisht fetë kanë qëndruar në anën e vlerave shpirtërore, kundër parasë. Krishterimi e filloi ekzistencën e vet me përzënien e tregtarëve nga Tempulli; ndërsa të dy besimet e mëdha, edhe krishterimi edhe islami, e dënojnë pa kusht fajdenë. Pa prajtun pasunarit i kujtohej se një ditë do vdesë; se çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete; çdo javë në meshën e të djelës apo në faljen e të xhumasë, i kujtohej vdekja me imazhet e saj; ritualisht pa prerë ditë pas dite, javë pas jave, ëngjej parajse e djaj skëterre, kafka e kocka të kryqëzuara, varreza që rrethojnë kishën e xhaminë, ngado imazhe të vdekjes në vendin e faljes. Të gjitha për një qëllim, për t’i kujtuar njeriut fundin e pashmangshëm, e kështu për ta frenuar në grykësinë e vet, në babëzinë njerëzore.
Ne shqiptarëve, këtë gjysmë-shekullin e fundit, edhe feja na mungoi. Feja si burim vlerash e zuri bjerrjen që me triumfin e ideologjisë ateiste më 1944, për t’u fshirë pa nam e pa nishan përfundimisht pas vitit 1967 deri më 1990. Brezat e shqiptarëve të asaj periudhe, janë lindur e rritur pa këtë çekan që ju rri mbi kokë e që i bën të kuptojnë realisht se çfarë është vdekja, e sa pranë nesh është ajo në çdo hap. U rritën jo thjesht pa frikë perëndie, por edhe pa kuptimin real të vdekjes. Kjo i ka bërë që psikologjikisht të mos e kuptojnë se një ditë do vdesin e do ikin nga kjo botë dhe kjo i bën të luftojnë qenërisht dhe thonjërisht për çdo gjë, sikur do ta kenë përgjithmonë.
Kjo e bënte të luftonte edhe atë oligarkun që, i kërrusur e duke marrë frymë me zor, zbriste shkallët e mia në të ftohtë. Është rritur e formuar në kohën e shkretëtirës fetare të Shqipërisë së viteve ‘70-’80. Është mendërisht i paaftë të kuptojë se mund të vdesë edhe nesër dhe do ikë pa mundur të kuptojë se ç’do të thotë që ti nesër të mos jesh, ndërsa bota të vijojë të gëzojë njësoj edhe pa ty. Dhe të gjitha ato që ka sot, pará, prona, vila, pallate, makina, firma, terrene, brenda një sekonde nuk do jenë më të tijat. Është e kotë t’ia shpjegoj. Nuk do ta kuptojë kurrë, as ai e as shumë të tjerë e të tjera si ai. Do vijojnë të shtrijnë kthetrat mbi gjithçka, derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha. Në atë sekondë do të kuptojnë se kanë shpenzuar më kot gjithë jetën për të mbledhur ato që nuk i marrin dot me vete, por kjo do të shërbejë vetëm që edhe të ikin me maraz nga kjo botë.
Aq shume para dhe suksese sa ka arritur oligarku ne pershkrim behen vetem nqs mendon dhe vepron ashtu sic ka bere ky oligark.Ne kapitalizem keshtu behen paarate.Oligarku ne fjale eshte nje perfeksionist. Pse duhet ti leje 4% atij oligarkut tjeter? Pastaj ketu nuk hyne vetem pjesa e parase.Po nese kane patur marreveshje me oliggarkun tjeter dhe ai e ka shkelur. Po nqs jane grindur apo share me njeri tjetrin dhe urrejne njeri-tjetrin? Pra nuk eshte vetem paraja dhe 4 perqindeshi. Shpesh themi u vrane per nje vije uje. Po para se te vriteshin kush i di sharjet, konfliktet rrahjet per ate vije uje.Une nuk mund ta beje me faj kete oligark vetem sepse ai nuk do te terhiqet per 4 perqindeshin. Por problemi yne jemi te gjithe ne, jane gjykatat jane qeverite jane oligarket etj
PërgjigjuPak si kontrovers po hajt mo.. Të gjithë vendet e zhvilluara, dmth Europa perëndimore dhe SHBA, kanë pasur si bazë fene. Biles dhe BE është ngritur si një bashkësi e krishtere. Deri këtu je në rregull. Por kur thua që feja të bën më të përgjegjshëm e më të ndershëm, këtu mua më duket një gjë jo e vërtetë. Oligarkia ka lindur me fenë. Sepse dikur shtetet, mbretëritë apo popujt udhëhiqeshin nga feja. Dhe feja merrte taksën e vet. Gjë që e bën dhe sot në shumë mënyra. Pra, feja në një farë mënyre hedh gurin e fsheh dorën. Gjithmonë luftrat janë bërë për para e pushtet dhe oligarkët kanë përdorur njerëzit e fesë dhe fenë për të bindur masat që të luftojnë për "idealin" e fesë, por ndërkohë lufta bëhej për oligarkun apo oligarkët. Gjths njeriu duhet të jetojë për një fjalë të mirë, dhe në darkë t'a vendosë i qetë kokën në jastëk. Ndërsa sa i përket atij që thotë që pasuria duhet për trashëgimtarët, mendoj që materiali ikën e vjen. Trashëgimtarët duhet të trashëgojnë emrin e atij që le për mirë. Edhe ata trashëgimtarë nuk do marrin asgjë me vete. Vetëm emri dhe fjalët e mira nuk vdesin kurrë.
PërgjigjuTi ke koh që ke mbaruar o mut i that. Je një hajdut palafikesh, je I mallkuar. Përse nuk jep certifikatat, o qen janë më mijëra fshatare që po te shperfytyrojne. Jep certifikatat se do të zrë alzhaimer
PërgjigjuPo atij ia ben hallall se e ben per miliarda dhe nuk shtiret, po tj mo legen qr na predikon heq njerez nga puna per karriken dhe partine tende. Shan kurva kurven ik oj kurve.
PërgjigjuKe dëgjuar për TRASHËGIMINË z. Fetar ? Që pasuria vihet që të sigurohet mirqënoa e fëmijëve dhe nipave e stërnipave - që të kenë një jetë pa besime fetare dhe me shkollim të klasit të parë në Usa apo UK. Që të zgjedhin të parët çdo gjë të mirë të kësaj bote. Vdekja thotl ky ... vdekja është personale por pasuria është për brezat.
PërgjigjuShyqyr qe ke shpetu( per familjen tate). Ai "oligarku" dhe pse siç thua ti" me një kembe ne varr", paska mundesi e kohe me te taku( dhe ti e gjenke kohen me e prit), ndersa ne nuk takojm dot as rojen e Kadastres.Dhe nuk kerkojme 12% a 8% ne prona te grabitura, por kerkojme legalizim per shtepi banimi, ne pronen ton, e vetem me seksera mund ta zgjidhim problemin.
PërgjigjuJe bere me shume se bajat me keto persiatje "filozofike". Ti je simbol i korrupsionit. Ato zyrat e tua te legalizimeve ishin gjakpirese dhe aty punonin vemjet e tua, qe kerkonin pjesen per veten, shefin dhe shefin e madh.
PërgjigjuRespekte! Me fat kush e kupton.
Përgjigjupallavra, pseudofilozof qe akoma I bien qemanes se fese... nje jete qe ke ta jetosh me rrenat e feve! mungese dinjiteti! vlerat morale nuk I ka shpikur feja por njeriu dhe feja vete ne histori vetem ka nanurisur e bere krime, akoma edhe sot ne emer te fese luftohet... mbaji per vete qurravitjet fetare, lere njeriun te lire nga cdo propagande
PërgjigjuMe kte artikull paske pershkruar fiks Papulin. Nese nuk eshte ai , ate here qekan te gjithe copy paste
PërgjigjuSuper artikull me xan men njerezit e babzitun ose te pangopun,ose ata qe prishen me vllaun kushrinin apo shokun per prona qe tan ka me I lan itu,asnje gja nuk kan me marr me vedi ne vorr.Artan zoti te rujt.
PërgjigjuPo ti, a nuk je shembelltyra e korrupsionit, babezise materialiste dhe mashtrimit? Mund te themi edhe hipokrit me siguri!
PërgjigjuQeke lidhur me Jehovain tani Artan… je burre i lig…. Ma ate historine qe te ktheu i plotfuqishmi nga rruga je bere bajat… njehere viktine dhe nje here shenjtor, nuk e mbulon dot maskarallekun tend ne vite… thjesht dhe ti je nje plehre…
PërgjigjuBravo.
PërgjigjuKjo eshte natyra njerezore me te mirat dhe te keqiat e saj. Jane rekur qe ta shpjegojne kete prej ç'mijra vjetesh filozofet, antropologet dhe psikologet, por mesa duket nuk ia kane arritur dot. Njeriu eshte nje nga 'kafshet' e pyllit natyror, teper i nderlikuar, ku ndeshen brenda tij korteksi ose truri i vogel qe percjell irracionalitetin kafsheror te tij (instiktet) dhe trurit te madh apo neokorteksit qe mbart inteligjencen humane, racionalitetin, pasoje kjo e nje evolucioni mijra vjeçar. Te dy keto, veçmas apo ne nje mpleksje te nderlikuar me njëri-tjetrin, vartesisht rrethanave ku njeriu ndodhet, nxjerrin në pah natyren e tij. Natyre qe e beri Niçen, i cili me se shumti vepren e tij filozofike ia dedikoi njohjes dhe shpjegimit te natyres se njeriut, pra ky, mesa duket i deshperuar në konkluzionet qe i duhej bente, në nje rast eshte shprehur: " Kur njoha njeriun desha me shume qenin tim!".