Arti në video pas viteve ’90 në Shqipëri, Vladimir Myrtezai: Historinë e arteve pamore ta rrëfejnë dëshmitarët

23 Nëntor 2018, 18:48| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 19:10

  • Share

Protagonistët e parë të arteve pamore në vitet ’90 në Shqipëri janë artistët, që sot janë 60-vjeçar, janë një grup që zë fill me, Edi Ramën, Edi Hilën, Gazmend Lekën, Pjerin Kolinkën, Ilir Pojanin etj. Këta artistë që kanë qenë në qendër të protagonizmit asokohe, ishin të parët që patën një agresion të menjëhershëm kundrejt realizmit socialist. Por, sot pas shumë vitesh profesor Vladimir Myrtezai, në sallën “Black Box” në Universitetin e Arteve, vjen në rolin e dëshmitarit, duke sjellë edhe një herë në vëmendje këtë lëvizje, me dëshirën për të shpjeguar se pas flakës së revolucionit, duhet që të vijë flaka e cilësisë.

Është një iniciativë e mirë e Institutit Italian dhe e kuratorëve për të sjellë nëpërmjet këtij mediumi, vide-art, që të themi të vërtetën në Shqipëri deri më tani ka qenë i parievelovruar. Ne ishim ata flamurtarë që erdhëm për të vënë flamurin e ideve të reja në skenë. Ishim edhe nga 40 vjeç në atë kohë. Nuk ka profile të zgjatura, se kanë devijuar si artist, por është një marrëdhënie shumë e mirë. Saktësisht ka nisur në vitet 2000 e këtej që të trajtohet në Shqipëri, por ishte rasti që të shfaqnim arkivat që i kemi në UA.

Vladimir Myrtezai, Profesor në UA

Profesor Myrtezai mendon se sa vjen edhe bëhet edhe më e vështirë sepse nëse pas viteve 2000 ka emra të njohur, këta që vijnë pas duhet që të konkurrojnë me ata që janë në skenë.

Por rruga e artit është një rrugë e mundimshme. Ka pa fund emra të rinj. Është momenti i 40-vjeçarëve që duhet që të vijnë të thonë fjalën edhe të atyre që e ndërtuan historinë. Është më mirë të dëshmojnë vetë dëshmitarët, sesa ta bëjnë këtë historianët që interpretojnë historinë.

Vladimir Myrtezai, Profesor në UA

Vladimir Myrtezai mendon se duhet punuar jo vetëm për ngritjen e një kritike që ka munguar përherë, por edhe që të ruhet fondi për të ndërtuar historinë.

Gjithmonë vendi ynë ka vuajtur për një tekst, për kritikë arti, kemi artistë që bëjnë artistin, kuratorin, shkencëtarin etj. Por kjo vjen pas një përmbysje e këtij shtresimi. Duhet që të lëmë shenja, të ruajmë fondin edhe të ndërtojmë historinë, duke ndërtuar edhe historinë e vjetër që ishte. Kjo është e rëndësishme.

Vladimir Myrtezai, Profesor në UA

Ndërsa, Edison Çeraj ndalet tek roli i imazhit dhe i fjalës në veprat e artit pamor sot?

Ndërmjet fjalës dhe imazhit është një lëndë që unë e jap në UA. Në këtë konktest dua që të sqaroj se si lidhen mes tyre. Një artist sot është shumë i lidhur me veprën e tij, duke nisur që nga titulli i veprës, me fjalën dhe me imazhin. Aktualisht besoj se kemi dy qasje përsa i përket marrëdhënies kurator dhe artist. Njëra kur kuratori i thotë artistit dil nga ekspozita dhe hajde në ditën e hapjes, duke ndërhyrë shumë në vepër. Ndërsa, qasja tjetër merr në konsideratë atë që mendon artisti në atë që ka bërë veprën. Ka raste kur fjala e cenon veprën. duhet që të jemi shumë të kujdesshëm me fjalën.

Edison Çeraj, Profesor në UA

Por, kush zë vendin më të rëndësishëm sot në arte pamore, imazhi apo fjala?

Jetojmë në një kohë kur konsumerizmi ndikon dhe mbi artin. Kemi të bëjmë me dy lloje kulturash kitch ose masive. Kemi edhe një kulturë tjetër masive, por që është elitare. Por në fakt është i njëjti thelb. Të thuash konkretisht se cila është e tillë dhe cila jo, mendoj se i vetmi gjykues është koha.

Edison Çeraj, Profesor në UA

Ndërsa, kuratori italian i këtij aktiviteti tregon arsyet e kësaj iniciative.

Arsyeja përse e morëm këtë iniciativë, historike edhe kuratoriale, është që të vinim përballë dy coproduksione, që janë shumë të ndryshme edhe që kanë lindur në kontekste të ndryshme historike... Dy nga artistët më të rëndësishëm që kam njohur në Itali është Anri Sala dhe Adrian Paci. Por unë njoh edhe artistë të tjerë si, Jonida Prifti apo Gentian Shkurti etj.

Bruno Di Marino, Kurator 

Aktiviteti “Ekrane përballë” i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës kishte kurator Adela Demetjan dhe Bruno Di Marino-n.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?