Arti shqiptar është në zi ku ikona e teatrit shqiptar Edi Luarasi është ndarë nga jeta. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.
Kush ishte Edi Luarasi
Aktorja Edi Luarasi ka luajtur një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.
Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artistike si dhe рër një botë të раsur shpirtërore.
“Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas dо të shndrrohej ne një gangrenë рër vetë sistemin. Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare. Në moshën 51-vjeçare, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.
Edi Luarasi, padyshim një ndër trashëgimitë më të mira të kulturës shqiptare. Një dëshmi e vlerave dhe një ndër individet që i dha skenës së teatrit një tjetër qasje. Pas humbjes së kësaj ikone mbeten gjallë vlerat e një artisteje të madhe e cila ‘nënshkruajti’ epokën e artit të vërtetë dhe unik.
Një vlerësim të madh të shoqëruar me dhimbje të thellë ndan autori dhe kontribuesi i ‘enciklopedisë’ teatrale, Josif Papagjoni. Duke patur parasysh edhe qasjet e tij kritike në lidhje me shfaqjet teatrale, postimi ndryshe i Papagjonit, ishte prekës, aq prekës sa të bën koshient që humbja e artistëve si Luarasi por edhe të tjerë së fundmi është një humbje e madhe jo thjesht njerëzore por e një periudhe të lavdishme arti.
‘EDI LUARASI...
Nje aktore plot energji, brilante, imponuese ne skene. Nje vajze dhe grua e bukur. Nje bashkeshorte dhe nene trimereshe, qe deshmoi virtytin e madh te besnikerise ndaj burrit te vet, teksa ate ia burgosen. Jo, nuk e braktisi, siç bene shume te tjera. Perkundrazi punoi rrobaqepese, e debuar nga teatri, sepse kishte dinjitet, force, kuraje, per t'u rikthyer me lavdi pas gati 20 vjetesh, dhe si sfide me "Viziten e dames plake" te Durrenmatit. Te rralla jane grate-artiste si Edi Luarasi...
Isha ende student, kur e njoha Edi ne Korçe me shfaqjen "Te pamposhturit" te Minush Jeros, ne vitin 1972, qe edhe kursi yne i aktoreve e vuri ne skene si pune diplome. Dhe meqe me dergoi revista Nentori per te shkruar nje artikull per dramen dhe shfaqjen, qendrova ne Korçe tre dite, e pashe dy here, edhe ne proven gjenerale edhe ne premiere. Dhe kumbonte zeri i Edi Luarasit si nene Havaja! Fuqi e magji me dukej. Ende e kam ne vesh çfare fuqie dhe bukurie kishte fjala shqipe ne gojen e saj. Si nje kenge zeri i saj se edhe kengetare kishte qene, e mbushte krejt sallen e teatrit, kumbonte, kishte pasterti dhe embelsi. Dhe kete çast te ikjes se saj me rivijne ne koke plot e plot episode te tjere neper festivale teatrosh.
Lamtumire Edi Luarasi, pylli i vlerave te njemendeta te teatri po rrallohet e po rrallohet. Nje vjeshte pa fund ka kohe qe ka rene mbi ne. Dhe ata me te cilet mbushem shpirtin, sa keq te vjen, sa keq teksa ikin e ikin. E nje bosh te frikshem te lene ne kete kohe me jo pak marrezi, delire e mediokritetesh. S'ke ç'ben, jeta e tille eshte, e pameshirshme. Veçse brezi juaj shkroi nje EPOKE. Veshtire ta shkruajne te tjeret. Ne kujtesen kulturore te artit ti Edi mbetesh si nje vezullim e aurore drite, nje talent i lindur, me nje perkushtim pa fund per jeten dhe skenen, e shoqeruar perhere nga shpengimi yt, nga lirshmeria jote prej artisteje te emancipuar. Ik ne yllin tend! Ndersa aty lart ka kush te pret: burri yt i mençur, Mihal Luarasi. Dhe duoja juaj, e rralle ne kohen dhe artin tone, lirën orfeane s'ka per ta leshuar kurre, per mrekulline e teatrit dhe per brezat e rinj te artisteve shqiptare...’ shkruan Papagjoni.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores Edi Luarasi. Basha shprehet se Luarasi ka ndriçuar në skenën shqiptare edhe në vitet e errëta të regjimit komunist.
"Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i'a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!"-shkruarn Basha në rrjete sociale.
Mesazhin e tij ngushëllues për ikjen nga jeta të Edi Luarasit ka dhënë edhe presidenti Ilir Meta.
Ai shprehet se Edi Luarasi, është një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, duke kujtuar se disa muaj më parë e ka vlerësuar atë me Dekoratën e Lartë "Nderi i Kombit".
Presidenti shkruan se ajo do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.
Për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktores Edi Luarasi, ka reaguar edhe profesori Përparim Kabo i cili tha se sot pushoi zemra e një gruaje fisnike dhe trime ndaj diktaturës.
"Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi...pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj...Artistja sfidante e "Njollave te Murme"...ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me "Kthimin e Damës Plakë"...Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor...Edi e dashur...ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe...Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë...Lamtumirë fisnike... Panetoni të pret Mihali të pret....", shkruan Kabo.
Artistja e madhe shqiptare Edi Luarasi u shua pasditen e sotme. I biri, Eldoni shkruan në një postim në Facebook se Edi ndërroi jetë pasditen e sotme dhe varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00.
“Me hidhërim te thelle njoftojmë se sot me date 3 dhjetor 2021 ndërroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Varrimi behet ditën e Shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00.
Ceremonia mortore zhvillohet tek Internacionali i vjeter ne rrugen e Kavajes mbrapa ish Lidhjes se Shkrimtareve” mbyllet postimi.
I bête te gjithe ikona
PërgjigjuNgushullime familjes i perjetshen qofte kujtimi i Edi Luarasit kesaj ikone te artit shqiptar
PërgjigjuSot e marr vesh qe Edi Luarasi paska origjine mirditore.Prandaj i kishte aq lezet roli i Cuces se Maleve. Per mua EDI Luarasi do te mbetet si zonja e lindur e skenes.me zerin me te bukur femeror dramatik. Te qofte i lehte dheu,Mjeshtre.Do jesh perhere midis njerzve,me krijimtarine tende brilante.
Përgjigju