Humbja e ikonës Edi Luarasi, Josif Papagjoni ndan dhimbjen e tij të thellë: Lamtumire Edi Luarasi, pylli i vlerave te teatrit po rrallohet e po rrallohet

4 Dhjetor 2021, 01:26| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 01:30

  • Share

Edi Luarasi, padyshim një ndër trashëgimitë më të mira të kulturës shqiptare. Një dëshmi e vlerave dhe një ndër individet që i dha skenës së teatrit një tjetër qasje. Pas humbjes së kësaj ikone mbeten gjallë vlerat e një artisteje të madhe e cila ‘nënshkruajti’ epokën e artit të vërtetë dhe unik.

Një vlerësim të madh të shoqëruar me dhimbje të thellë ndan autori dhe kontribuesi i ‘enciklopedisë’ teatrale, Josif Papagjoni. Duke patur parasysh edhe qasjet e tij kritike në lidhje me shfaqjet teatrale, postimi ndryshe i Papagjonit, ishte prekës, aq prekës sa të bën koshient që humbja e artistëve si Luarasi por edhe të tjerë së fundmi është një humbje e madhe jo thjesht njerëzore por e një periudhe të lavdishme arti.

‘EDI LUARASI...

Nje aktore plot energji, brilante, imponuese ne skene. Nje vajze dhe grua e bukur. Nje bashkeshorte dhe nene trimereshe, qe deshmoi virtytin e madh te besnikerise ndaj burrit te vet, teksa ate ia burgosen. Jo, nuk e braktisi, siç bene shume te tjera. Perkundrazi punoi rrobaqepese, e debuar nga teatri, sepse kishte dinjitet, force, kuraje, per t'u rikthyer me lavdi pas gati 20 vjetesh, dhe si sfide me "Viziten e dames plake" te Durrenmatit. Te rralla jane grate-artiste si Edi Luarasi...

Isha ende student, kur e njoha Edi ne Korçe me shfaqjen "Te pamposhturit" te Minush Jeros, ne vitin 1972, qe edhe kursi yne i aktoreve e vuri ne skene si pune diplome. Dhe meqe me dergoi revista Nentori per te shkruar nje artikull per dramen dhe shfaqjen, qendrova ne Korçe tre dite, e pashe dy here, edhe ne proven gjenerale edhe ne premiere. Dhe kumbonte zeri i Edi Luarasit si nene Havaja! Fuqi e magji me dukej. Ende e kam ne vesh çfare fuqie dhe bukurie kishte fjala shqipe ne gojen e saj. Si nje kenge zeri i saj se edhe kengetare kishte qene, e mbushte krejt sallen e teatrit, kumbonte, kishte pasterti dhe embelsi. Dhe kete çast te ikjes se saj me rivijne ne koke plot e plot episode te tjere neper festivale teatrosh.

Lamtumire Edi Luarasi, pylli i vlerave te njemendeta te teatri po rrallohet e po rrallohet. Nje vjeshte pa fund ka kohe qe ka rene mbi ne. Dhe ata me te cilet mbushem shpirtin, sa keq te vjen, sa keq teksa ikin e ikin. E nje bosh te frikshem te lene ne kete kohe me jo pak marrezi, delire e mediokritetesh. S'ke ç'ben, jeta e tille eshte, e pameshirshme. Veçse brezi juaj shkroi nje EPOKE. Veshtire ta shkruajne te tjeret. Ne kujtesen kulturore te artit ti Edi mbetesh si nje vezullim e aurore drite, nje talent i lindur, me nje perkushtim pa fund per jeten dhe skenen, e shoqeruar perhere nga shpengimi yt, nga lirshmeria jote prej artisteje te emancipuar. Ik ne yllin tend! Ndersa aty lart ka kush te pret: burri yt i mençur, Mihal Luarasi. Dhe duoja juaj, e rralle ne kohen dhe artin tone, lirën orfeane s'ka per ta leshuar kurre, per mrekulline e teatrit dhe per brezat e rinj te artisteve shqiptare...’ shkruan Papagjoni.


Lajmi kryesor:

Arti në zi, shuhet ikona e ekranit dhe teatrit shqiptar Edi Luarasi


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?