Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar nevojën për një reformim të thellë të Kodit Penal në Shqipëri, duke theksuar se ashpërsimi i Kodit Penal është i domosdoshëm për të frenuar shkelësit e ligjit, sidomos ata që cenojnë pronën publike dhe private.
Në një intervistë për report Tv ai tha se vendi ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale, duke përfshirë edhe mundësinë e një Kodi Penal tërësisht të ri.
‘Shqipëria ka nevojë për një restaurim të drejtësisë penale dhe mund të ketë nevoje edhe për një kod tërësisht të ri penal. Kodi penal u miratua në një periudhë ku nuk kishte internet dhe nuk imagjinoheshin krimet kibernetike. Nga ana tjetër nuk ekzistonin rrjetet sociale dhe sot i kemi. Projekti për një drejtësi penale nuk duhet që të jetë një projekt partie, por një projekt drejtësie. PS i ka votat për të ndryshuar kodet, por mendoj se Kodi duhet që ti rezistojë të ardhmes dhe do të duhet një debat i gjerë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe përdhosjen e flamurit dhe monumentit të Skënderbeut në Kosovë.
Ai tha se ky është një skenar antishqiptar nga ata që duan që të nxisin konflikt dhe urrejtje mes vendeve.
‘Ky është fillimi i një skenari antishqiptar, skandale dhe incidente të tjera kundër simboleve shqiptare do të vijojnë dhe kjo është nga shërbime të segmenteve antishqiptare. Ata po gatuajnë prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë. Sot Kosova e çliruar është më e rrënuar dhe pa integritet. Është e paimagjinueshme që të mblidhet shumë herë kuvendi dhe të dështojë konstituimi i tij. Kosova po tregon dobësi dhe po ekspozon veten kur planeti është në 3 ose 4 vatra lufte dhe partnerët tanë nuk mund të shpenzojnë për tekat e drejtuesve shqiptarë. Ata që premtuan bashkim kombëtar nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë vënë shkrepsen. Incidente dhe skandale të tjera do të provokohen për të nxitur urrejtje edhe konflikt kundër Shqipërisë dhe Kosovës’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor.
‘Duhet që të hartohet një kod i ri penal duke qenë se jemi në një realitet të vështirë kemi një projekt që është i debatueshëm dhe debati i parë fillon që s’mund të injorohej Prokuroria Speciale, Gjykata e Lartë. Mund të kishim një projekt që të kalonte përmes referendumit popullor. Nëpërmjet referendumit popullor ka Zvicra që kalon legjislacionin penal. Edhe Italia parashikon dispozita për referendum popullor. Pra do të duhej një debat i gjerë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe situatën e qarkullimit rrugor në kryeqytet. Ai tha se situata është jashtë kontrollit pasi bëhen parkime dyshe dhe parakalime të gabuara.
Sipas tij, në vende si Gjermania, në rast të heqjes 8 pikë nga patenta shoferit i hiqet përgjithmon leja e drejtimit të mjetit.
‘Shqipëria është i vetmi vend që është në kaos dhe në anarki totale, nuk ndodh në asnjë vend ky kaos i shoferëve të çmendur me parkime dyshe duke u futur në semafor me të kuqe, asnjë qytet i Afrikës nuk është në kaosin e kryeqytetit të Shqipërisë. Pastaj nëse kjo zgjidhet me burg apo duke hequr lejen e drejtimit ngelet për tu parë. Në gjermani nëse të heqin 8 pikë për kufizim shpejtësie të hiqet patenta përgjithmonë dhe nëse e drejton pa leje qarkullimi dënohesh me burg, unë njoh disa persona që kanë drejtuar automjetin pasi kanë qarkulluar pasi i është hequr patenta’, tha ai.
Kreshnik Spahiu, tha se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen.
Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë. Lidhur me çështjen e Bashksië së Tiranës vlerësimi im është edhe fakti që qeveria ka emëruar 4 kryetar të ri do të thotë se s’do të ketë zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës por ato do të jenë në 2027, sepse zgjedhje të parakohshme shpallen kur ka dorëheqje dhe kur ka vendim të formës së prerë dhe këto nuk janë. Pra unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
Komente

Eshte evazive reflektimi juaj per Kodin Penal, kur sugjeroni se mund te behet... edhe..me referendum! Apo jo?! Eshte evazive sepse perseri nuk do te kete mbeshtetjen e shumices ne parlament qe masakroi ligjet shqiptare ne dem te nje kombi dhe interesave kombetare. Eshte evazive kur pereseri reformimi i sistemit te drejtesise qe ka mbetur ne vitin 1993, nuk po arrin te bej nje studim te gjere ne zhvillim kombetar te politikes, ekonomise, fushes sociale dhe kultures ta pershtase ate me problematiken thellesisht kriminale dhe masakruese per familjet shqiptare. Po eshte evazive kur ju deshmoni ...edhe. Sepse shabllonet e huazuara falimentuan perballe interesave te shitura kombetare per " nje kafshate mjerimi"!!
PërgjigjuEshte e sakte kur thua dhe prona private.cdo qeveri e shikon pronen private me syrin e njerkes kur duhen te jene te njejta perpara ligjit si prona e shtetit si e privatit per cdo zabtim me burg.
Përgjigju