Ashpërsimi i Kodit Rrugor, qytetarët: Gjoba është e rëndë, por duhet të edukohemi (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 20:43| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 21:03

  • Share

Ministria e Brendshme prezantoi propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor ku ajo që vihet re është rritja e gjobave për personat që konsumojnë alkool në timon dhe përdorin telefonat celularë gjatë drejtimit të makinës. Gjoba maksimale për konsumim alkooli shkon në 40 mijë lekë të reja dhe pezullim patente deri në 2 vjet, ndërsa përdorim i telefonit merr një gjobë  5 - 15 mijë lekë të reja dhe nëse shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet deri në 30 mijë lekë dhe pezullimin patente për 3 muaj.  

Po çfarë mendojnë qytetarët për ashpërsimet e Kodit Rrugor? Pjesa më e madhe e tyre shprehen për Report Tv se janë dakord pasi si alkooli dhe telefoni janë burim aksidenti, ndërsa ka dhe shoferë që shprehen se kjo duhet të kthehet në kulturë dhe nuk bëhet me gjoba të larta për të mbushur arkën e shtetit.

'E drejtë, por përgjithësisht gjobat e larta nuk funksionojnë në Shqipëri. Për telefonin jam dakord, unë vetë nuk e përdor në makinë', tha një drejtues makine.

'Shumë mirë e bëjnë dhe për telefonin dhe për alkoolin", tha një tjetër shofer.

'Shumë mirë do bëhet. Unë vetë e përdor telefonin, por i kam gjetur një vend të përshtatshëm në makinë. Gjoba është e rëndë por duhet të mësojnë, është edukative', tha një drejtues.

'Shumë mirë po bëjnë. Po të duan t'ua u mbajë xhepi shqiptarëve. Unë vetë se përdor telefonin në makinë. Është shumë gabim. Jam shumë i kënaqur dhe me këto ndryshime dhe për alkoolin', shprehet për Report TV një drejtues.

' Po nuk është zgjidhje kjo. Kjo bëhet vetëm për të mbushur xhepat e tyre dhe të marrin ryshfet policët. Shqiptarët se përballojnë dot këtë gjobë. Ata janë për bukën e gojës. Me gjithë këto taksa nuk kanë çfarë përballojnë. Mospërdorimi telefonit në makinë është një gjë e mirë, por duhet të bëhet kulturë kjo gjë, po jo me gjoba të mëdha me mbush arkën e shtetit. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë.' tha një drejtues.

Viti 2020 është shpallur dhe viti i sigurisë rrugore, ku shtimi i patrullave të policisë për kontrolle në pikat kyçe ku njihen dhe si njolla të aksidenteve fatale dhe vendosja e radarëve janë disa prej masave që ka marrë policia gjatë kësaj kohe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 28/02/2020 10:02

    Gjobat asnjehere nuk kane sjelle efekt te mire ne shoqeri,vete fakti eshte se per tre muaj jane ngritur dy here gjobat dhe pse nuk kane rezultuar efikase me ulje te numrit te aksidenteve?Ne radhe te pare mendoj se rruget nuk jane bere sipas kushteve teknike qe kerkohen,mungojne sinjalizimet,mungojne mbi kalimet dhe nen kalimet,akoma traktori ecen ne autostrade,dhe jo vetem por edhe lopa s'ka ku te shkoje dhe ecen me rrugen e makines

    Përgjigju
  • Iris: 28/02/2020 02:32

    N.q.s nuk ke para per buken e gojes ,si ke para te blesh makine?

    Përgjigju
    • Erika: 29/02/2020 03:43

      Po shteti jon pa buk la per ta len popullin, ne cdo menyre qe na rjepin dhe prap askush nuk proteston

  • @juri: 28/02/2020 00:01

    Me shpetove komentin,fiks e ke thon po me pak kultur,ai o nga kta bathorellit qe e do boten rrum pall

    Përgjigju
  • Bruno: 27/02/2020 21:27

    Gjoba te tilla tregojne nje paaftesi te shtetit. Problemi nuk eshte gjoba e ulet qe ishte deri tani, por paaftesia per te aplikuar gjobat. Polici pare se te aplikoje nje gjobe duhet te sigurohet se nuk je mik i ndonje oficeri te larte apo ministri, apo pjese i nje grupi mafioz. Polici e di mire se ne raste problemesh eshte i vetem dhe hirearshia eshte kunder tij. Kjo eshte e verteta e viseur, dhe arsyeja perse shume gjera nuk funksionojne.

    Përgjigju
    • A. N.: 28/02/2020 00:48

      Nuk ka si te gjobise gangsterin sepse ai nuk i ndalo fare policit

  • xXx: 27/02/2020 21:06

    Shume mire beri sekti i "Rilindjes" qe ashpersoi gjobat.Nuk mund te vdes njeriu duke kaluar ne vizat e bardha...

    Përgjigju
  • Juri: 27/02/2020 21:01

    Fytyre neandertali i fundit nuk eshte dakord,ai eshte fytyra e vertete shofereve-banoreve ne Shqiperi,njerez kafshe qe nuk pelqejne rregullat por kaosin dhe rrumpallen. Pra ky fytyr vc-ja ka hallin se do ti rrjepin me gjoba,nderkohe zgjidhja per mos te paguar asnje gjobe eshte shume e thjeshte..; MOS SHKEL LIGJET O IDIOT!

    Përgjigju
    • Erika: 29/02/2020 03:49

      Ka edhe ftyr bytha qe nuk kan vuajtur ne jete, behen aq cnjerezor sa nje robot pa ndjenja. Te bllokojne patenten se detyrohesh te shpejtesosh ne raste urgjence kur njeriu jot esht duke nderru jete, ta respektosh policin t ndalosh, dhe ajo vonesa te kushtoje jeten e familjarit, ate patenten s kam ce du me por t ja fus n vrim t asaj qe i ka ber koken qe s kan 2 gram tru. Polica te semure nga trut dhe injorantet qe ngelen pa shkoll hyren aty.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?