Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin është duke u zhvilluar ende.
Asistenti i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka postuar në rrjetin X informacionet më të fundit.
“Po ndodh tani, Presidenti Trump, Sekretari Rubio dhe Witkoff janë ende duke u takuar me dyer të mbyllura me Presidentin Putin dhe Delegacionin Rus, këtu në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska”, shkruan ai.
Por asistenti nuk jep asnjë detaj shtesë se si po ecin këto bisedime mes dy presidentëve dhe çështjet që po diskutoheshin në kohë reale.
Pritet që këto bisedime sipas parashikimeve të zgjasin shtatë orë dhe të përfundojnë diku rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën europiane.
Postimi i asistentit të Trump
Lajmi kryesor:
Trump-Putin flasin për marrëveshje, por pa detaje! Lideri i Kremlinit: Shpresoj të hapet rruga e paqes me Ukrainën, Europa mos bëhet pengesë! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Do flas me Zelenskyn
A.Q/ReportTv.al
