Kristjan Asllani

Sport

Asllani zgjedh Torinon në dëm të Interit, huazim me të drejtë blerje (Detajet)

21 Gusht, 12:18| Përditesimi: 21 Gusht, 12:35

  • Share

Kristjan Asllani i ka thënë 'po' Torinos. Biseda e tij me trajnerin Marco Baroni ka bindur mesfushorin e Kombëtares që të largohet nga Interi. Gjithçka duket në favor të 23-vjeçarit i cili nuk donte një largim të përhershëm nga zikaltërit dhe duket se ia ka dalë.

Mediet në Itali bëjnë me dije se Inter dhe Torino kanë gjetur akordin për një huazim të Asllanit me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa klubi i Torinos do ketë mundësi blerje në fundin e sezonit për 12 milionë euro, ky një opsion jo i detyrueshëm, por me disa kushte në bazë të paraqitjes.

Sot do ketë një takim mes palëve për të finalizuar gjithçka, por fakt është se Asllani do vijojë të jetë sërish në pronësinë e Interit edhe për këtë sezon, duke luajtur si i huazuar.


Lajmi kryesor:

Kristjan Asllani refuzoi Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori kalon te Torino si i huazuar! Sot vizitat mjekësore


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?