Trajneri i Kombëtares, Sylvinho

Sport

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Jasir Asanit: Kjo gjë mua si trajner më pëlqen

8 Qershor, 09:48| Përditesimi: 8 Qershor, 09:53

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 të shtunën (7 qershor) kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare". Kuqezinjtë luajtën më mirë dhe kishin shansin për të marrë tri pikë, nëse Rey Manaj do kishte mposhtur nga 11 metra portierin Petrovic.

Në konferencën pas ndeshjes trajneri Sylvinho komentoi edhe mungesën e minutave për Jasir Asanin, "benjaminin" e afruar prej tij në ekip.

"Asani, një nga lojtarët tuaj më të preferuar qëkur keni ardhur në Shqipëri në dy ndeshjet e fundit nuk ka luajtur asnjë minutë. Çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien midis jush?

Ne punojmë vazhdimisht për të rritur nivelin e skuadrës sonë. Ju kujtoj që më herët, përpara Europianit, ne kishim zgjedhje rreth 15-16 lojtarë, sot kemi 22-23 lojtarë që janë të një niveli shumë të mirë.

Jemi përmirësuar shumë, kemi lojtarë të mirë, me teknikë të mirë dhe fizikisht mirë. E kam diskutuar edhe me lojtarët, që kemi shkuar në Europian edhe falë golave dhe performancave shumë të mira të Asanit dhe Nedim Bajramit.

Por është dhe gjë e mirë, mua si trajner më pëlqen, edhe kundërshtari nuk di çfarë të presë nga skuadra jonë. Mund të ketë Brojën, i gjatë, me forcë fizike dhe shpejtësi, mund të jetë Uzuni, Asani i cili luan me këmbën e majtë, i vogël por di të depërtojë në fushë.

Është diçka e mirë për ne sepse kemi lojtarë të nivelit të lartë, do të vijë sigurisht momenti i të gjithëve, por jam i kënaqur dhe krenar me lojtarët e mi.

Kush ishte më afër fitores dhe si janë gjasat për këto dy kombëtare, që të jenë për vendin e parë dhe të dytë? 

Shumë e barabartë, por ne ishim shumë më afër sepse kishim mundësinë për të bërë penalltinë. Mundësitë? Çdo gjë e njëjtë, çdo gjë e barabartë", tha Sylvinho.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?