Asnjë student i regjistruar! Mbyllet dega e Kimisë, Fizikës dhe Italishtes në Universitetin e Vlorës! Në rrezik Matematika

12 Shtator 2023, 16:17| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 10:53

  • Share

Kimia, Fizika dhe Italishtja, nuk do të hapen këtë vit në Universitetin e Vlorës. Asnjë student nuk është regjistruar në këto degë të mësuesisë, ndërsa në rrezik është edhe matematika ku deri më sot janë regjistruar 4 studentë.

Ndërsa nga të dhënat paraprake të fazës së parë të regjistrimeve mësohet se fakulteti më i kërkuar është ai i Shëndetit Publik. Dega infermieri me 236 studentë të regjistruar dhe dega Mami me 66 studentë të regjistruar në fazën e parë.

Në fakultetin e Ekonomikut janë regjistruar 98 studentë dhe tek Shkencat Teknike 175 studentë të regjistruar në fazën e parë. Vlen për tu theksuar se aktualisht vazhdon faza e dytë e regjistrimeve në Universitetin “Ismail Qemali”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Të rrojë: 12/09/2023 17:12

    Turizmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?