Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho: Prokuroria ta trajtojë këtë çështje me përparësi

7 Nëntor, 08:34| Përditesimi: 7 Nëntor, 08:39

  • Share

1730964948_asosacioni.JPG

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho.

Në një reagim, të bërë Asosacioni i bënë thirrje të prokurorisë që të hetojnë këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë e gazetarëve.

Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli të distancohet nga akte të tilla.

“Armand Braho është një gazetar i përkushtuar dhe kurajoz. AGSH është krah tij në këtë moment ku po përballet me intimidim dhe kërcënim.

Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë, që në përputhje me qarkoren e lëshuar së fundmi, nga kryeprokurori Olsjan Çela, ta trajtojë këtë çështje me përparësi.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Pogradec z.Ilir Xhakolli të distancohet nga akte të tilla dhe të lejojë median të ketë akses mbi çdo veprimtari shtetërore të tij dhe vartësve të tij.

Roli i gazetarëve që raportojnë në lokalitete është jetik për një peizazh mediatik të shëndetshëm.

AGSH vëzhgon, raporton dhe ndjek institucionalisht çdo agresion ndaj anëtarëve dhe komunitetit tonë.


Lajmi kryesor:

Kërcënohet gazetari i Report Tv, Armand Braho: Shantazh në krye të detyrës nga shoferi i Bashkisë Pogradec, s’tërhiqem nga misioni im për të vërtetën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?