KORÇË- Gazetari i Report Tv në Korçë, Armand Braho është përballur sot me një incident të rëndë, ku është kërcënuar nga një punonjës i Bashkisë së Pogradecit gjatë ushtrimit të detyrës si gazetar për pasqyrimin e një aktiviteti.
Gazetari Braho ka bërë edhe një reagim mbi këtë incident të rëndë, ku thotë se është kërcënuar dhe ofenduar nga Ylli Blacëri, me detyrë shofer në Bashkinë e Pogradecit. Braho thotë se kjo ishte një përpjekje për të penguar dhe ushtruar presion ndaj tij për shkak të misionit të tij si gazetar.
Për rastin në fjalë, gazetari Braho i është drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për shoferin e Bashkisë Pogradec, Ylli Blacëri, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ylli Cepi”.
Në deklaratën e tij, gazetari Braho thekson se Bashkia e Pogradecit përfshin shumë njerëz të tillë që si gjuhë komunikimi kanë vetëm dhunën dhe rrugaçërinë, por thekson se nuk do të tërhiqet nga misioni i tij për të thënë gjithnjë të vërtetën.
“Padyshim, kjo histori shantazhi nuk përfundon këtu. Unë, as në këtë rast, nuk do të tërhiqem nga puna ime e përditshme dhe gjurmimi i të vërtetës, në një qytet ku po lulëzon korrupsioni dhe aferat publike. Elementë të tillë dhe gjuha rrugaçërore e mbushur me kërcënime, e përdorur nga ana e tyre, më bëjnë më të fortë”, shkruan Braho.
Redaksia e Report TV dhe Shqiptarja.com dënon ashpër kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho. Ky akt i papranueshëm është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe misionit të gazetarit për informimin e qytetarëve.
Rasti në fjalë u dënua edhe nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila i bëri thirrje Prokurorisë që të vendosë para ligjit ata që cenuan gazetarin Braho në krye të detyrës.
Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri dënoi kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho, duke e quajtur një akt të paprecedentë. AEJ Shqipëri i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho. Në një reagim, të bërë Asosacioni i bënë thirrje të prokurorisë që të hetojnë këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë e gazetarëve. Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli të distancohet nga akte të tilla.
Reagimi i plotë i gazetarit të Report Tv, Armand Braho
Të nderuar miq, bashkëqytetarë dhe kolegë!
Ditën e sotme, personalisht jam hasur me një rast të paprecedent dhe jashtë çdo logjike njerëzore dhe ligjore. Shtetasi Ylli Blacëri, i njohur me pseudonimin “Ylli Cepi” dhe me detyrë shofer në Bashkinë e Pogradecit, më ka ofenduar dhe kërcënuar gjatë një aktiviteti të mbajtur pranë Bashkisë në Pogradec. Ky akt është ndërmarrë nga personi në fjalë si një mënyrë për të më penguar dhe presionuar për shkak të detyrës sime. Në këto kushte, i jam drejtuar Komisariatit të Pogradecit, ku kam bërë kallëzim penal për këtë shtetas, i cili ka ndërmarrë një akt hajvanërie dhe vagabondizmi duke fyer një gazetar që është në krye të detyrës.
Në dukje, individë të tillë, me detyra minimaliste në administratën publike dhe që ndërmarrin akte të dhunshme, nxjerrin në pah arrogancën që qytetarët e Pogradecit hasin çdo ditë. Akte të tilla, për mua personalisht, janë sinjale që tregojnë se në vende si Pogradeci, detyra ime si gazetar duhet të intensifikohet dhe të nxjerrë në pah shkeljet apo abuzimet që mbrohen nga persona të tillë.
Sot kam një thirrje për institucionin e Policisë së Shtetit dhe Institucionet e Drejtësisë, të cilat duhet të japin një shembull të denjë për individë të tillë, që tentojnë të shtypin fjalën e lirë dhe misionin e shenjtë të gazetarit. Qartësisht, nuk pres ndonjë reagim nga Bashkia e Pogradecit, e cila përfshin shumë njerëz të tillë që si gjuhë komunikimi kanë vetëm dhunën dhe rrugaçërinë. Padyshim, kjo histori shantazhi nuk përfundon këtu. Unë, as në këtë rast, nuk do të tërhiqem nga puna ime e përditshme dhe gjurmimi i të vërtetës, në një qytet ku po lulëzon korrupsioni dhe aferat publike. Elementë të tillë dhe gjuha rrugaçërore e mbushur me kërcënime, e përdorur nga ana e tyre, më bëjnë më të fortë.
Falënderim dhe vlerësim për të gjithë miqtë që kanë reaguar për situatën dhe për ata që më kanë komunikuar në këto momente. Yllin dhe “yjet e ditëve të shkurtra” po ia lë ligjit, ndërsa fokusi im do të vazhdojë të jetë vetëm informimi i drejtë i qytetarëve.
Me respekt dhe përulësi,
Armand Braho
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho.
Në një reagim, të bërë Asosacioni i bënë thirrje të prokurorisë që të hetojnë këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë e gazetarëve.
Po ashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli të distancohet nga akte të tilla.
“Armand Braho është një gazetar i përkushtuar dhe kurajoz. AGSH është krah tij në këtë moment ku po përballet me intimidim dhe kërcënim.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë, që në përputhje me qarkoren e lëshuar së fundmi, nga kryeprokurori Olsjan Çela, ta trajtojë këtë çështje me përparësi.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Pogradec z.Ilir Xhakolli të distancohet nga akte të tilla dhe të lejojë median të ketë akses mbi çdo veprimtari shtetërore të tij dhe vartësve të tij.
Roli i gazetarëve që raportojnë në lokalitete është jetik për një peizazh mediatik të shëndetshëm.
AGSH vëzhgon, raporton dhe ndjek institucionalisht çdo agresion ndaj anëtarëve dhe komunitetit tonë.
Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv, Armand Braho. Në një reagim, AEJ Albania thotë se ky akt i paprecedent kundrejt një gazetari është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë.
AEJ Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.
"Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri, dënon me forcë kërcënimin dhe shantazhet ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho, nga një punonjës i administratës publike në Bashkinë Pogradec, gjatë kryerjes së detyrës.
Ky akt i paprecedent kundrejt një gazetari është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë dhe intimidimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme!
AEJ Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.
Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbrojtjen e së vërtetës. Kërcënimi dhe presioni ndaj tyre dëmton jo vetëm profesionin e gazetarisë, por edhe të drejtën e publikut për të qenë i informuar.
Shoqata shpreh mbështetjen për Armand Brahon dhe për të gjithë gazetarët që përballen me sfida të tilla në përpjekjen për të informuar publikun. Për çdo situatë AEJ Albania do të informojë dhe platformat ndërkombëtare", thuhet në reagim.
Foto: Armand Braho
Deputetja e PD-së njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë sot gazetarit tonë Armand Braho.
Me anë të një postimi në Facebook Zhupa i bën thirrje prokurorisë që të marrë masa për këdo që cënon punën e gazetarit.
“Në krah të gazetarit Armand Braho.
I bëj thirrje prokurorisë të zbatoj ligjin dhe të vërë para përgjegjësisë ata që cënojnë gazetarët në misionin e tyre”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale.
Po mire mor gazetar te kane share dhe kercenuar por nuk marrim vesh se cfare te vertete ke thene ti.Vetem thua qe me kercenuan
PërgjigjuNuk pashë te njëjtin reagim kur zëdhënësi i partisë shtet iu turr Osman Stafes te opinion.
PërgjigjuShoqeri shqiptare e korruptuar deri ne palce.Nuk lejohesh te thuash te verteten.
PërgjigjuPo ketij Yllkes kush i ka dhene keto kompetenca veprimi?! Kush i duket vetja,apo shpreson te behet si Agron Zhukri,nga shofer ne gjykates?!
Përgjigju