Zhupa dënon kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv: Prokuroria të zbatojë ligjin, të vërë para përgjegjësisë ata që e cënojnë

6 Nëntor, 19:16| Përditesimi: 6 Nëntor, 19:36

  • Share

Foto: Armand Braho

Deputetja e PD-së njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë sot gazetarit tonë Armand Braho.

Me anë të një postimi në Facebook Zhupa i bën thirrje prokurorisë që të marrë masa për këdo që cënon punën e gazetarit.

“Në krah të gazetarit Armand Braho.

I bëj thirrje prokurorisë të zbatoj ligjin dhe të vërë para përgjegjësisë ata që cënojnë gazetarët në misionin e tyre”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Kërcënohet gazetari i Report Tv, Armand Braho: Shantazh në krye të detyrës nga shoferi i Bashkisë Pogradec, s’tërhiqem nga misioni im për të vërtetën


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?