Vlore- Në një intervistë për Report Tv, Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha sqaron dhe videon e publikuar sot në facebook të kryeministrit Rama, ku në një plazh publik vihen edhe çadra falas nga bashkia.
“Për të sqaruar jo vetëm cfarë është postuar nga kryeministri. Ai plazh ka qenë gjithmonë publike ka qenë por për shkak të amortizimit të çadrave që ka pasur më parë u detyruam të bënim një procedurë për të marrë çadra të reja. Kemi vendosur 50 çadra. Por hapësira është më e madhe. Është falas aty, për komunitetin. Të ndihen rehat që të mos marrin çadrën me vete, e kanë aty, e kanë të vendosur nga bashkia”
Plazhet jepen në bashkëpunim me agjencinë e bregdetit, ato bëjnë dhe selektimin sipas aplikimeve që kanë në sistemin online por raporti duhet të jetë 70% me 30% (komunitetit)
Për gjatë lungomares është vendosur në mënyrë permanente edhe kontrolli që ushtrohet nga policia bashkiake, e topografët me qëllim që të lirohen nga bashkia. Ka tendencë gjithmonë, qoftë nga ata që operojnë biznes në këto stacione plazhi për tu zgjeruar me idenë që deti ka marrë nga rëra. Ajo pjesë që mëpërpara është llogarit në gjatësi duan ta marrin në gjerësi. Mundohen ta bëjnë vetë këtë pjesë zgjerimi biznesi. Por ne jemi rigorozë. Jemi në luftë të vazhdueshme se normalisht është cështje mentaliteti, sepse ata duan të shfrytëzojnë sa më shumë hapësirë se u duket se bëjnë më shumë biznes por u kthehet në boomerang komuniteti. Jemi duke ushtruar këtë lloj presioni, dhe kemi hapësira përmes plazheve private' tha Dredha për emisionin 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv.
Lajmi kryesor:
'Nuk mund të paguhet një natë parkimi sa gjysma e asaj që paguajmë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Bizneset kanë ulur çmimet
S.G//ReportTv.al