Atentat Elis Rroshkodolit në Shkodër, zbulohet garazhi në Tiranë ku 4 autorët e vrasjes fshehnin makinat! Emri i të arrestuarit, 3 në kërkim

6 Shtator, 12:00| Përditesimi: 6 Shtator, 18:27

  • Share

1725617165_xhuliomalo.jpg

Foto: Xhulio Malo i arrestuari

Detaje të reja lidhur me vrasjen e Elis Rroshkodolit më 30 gusht në qytetin e Shkodrës. Policia e Shkodrës dekalroi se 4 personat kishin një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Po ku ndodhet ky garazh?

Baza e makinave që dyshohet se janë përdorur nga grupi kriminal që vrau Rroshkodolin është gjetur në Mullet. Bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema.

Po kështu gazetari mëson se emri i personit të arrestuar në Shkodër, ai është Xhulio Malo, ndërsa 3 janë në kërkim. 

Njoftimi i policise, 6 shtator 2024 

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme


Lajmi kryesor:

Zbardhet atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga 3 në kërkim! Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë! I arrestuari pjesë e grupit që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?