Zbardhet atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga 3 në kërkim! Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë! I arrestuari pjesë e grupit që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat

6 Shtator, 10:54| Përditesimi: 6 Shtator, 18:26

  • Share

Shkoder- Policia e Shkodrës zbardh atentatin që tronditi Shkodrën një javë më parë ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli. Paraditen e 30 gushtit 2024, 36 vjeçari po qëndronte në verandën e një lokali në lagjen “Ahmet Haxhia” kur persona të maskuar janë afruar me makinë dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt tij. 

Në kuadër të operacionit të koduar 'Fjalëkryqi", policia njoftoi sot (6 shtator 2024) se ka arrestuar Xhulio Malon, 26 vjeç pasi akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij të identifikuar, të dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërkohë nuk dihet ende se kush është porositës. 

 Në kërkim janë shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

" Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhulio Malo, 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. 

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.)' informoi sot policia e Shkodrës

Pasi qëlluan me 18 plumba drejt Elis Rroshkodolit, që njihej dhe për miqësinë me Bajrat në Shkodër, autorët dyshohet se kanë çmontuar makinën Benz C Class ngjyrë gri në përpjekje për të humbur gjurmët në një garazh në Mullet. Policia dyshon se garazhi përdorej si bazë për të fshehur makinat me të cilat kryenin krimet. 

Grupi i vrasësve me pagesë

26 vjeçari Xhulio Malo, nga Gjirokastra nuk është një emër i panjohur për policinë. Kur ishte vetëm 17 vjeç, Xhulio Malo rezulton të ketë qenë dhe anëtar i 'grupit të zjarrit' i grupit të Gate Mahmutajt në Lazarat  që në 2015 vranë efektivi e RENEA-s në, Ibrahim Basha. Në 2018 gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi Xhulio Malon me 10 vjet burgim, ndërsa ishte liruar në 2020 pasi përfitoi nga aministia. Të katër autorët mendohet se janë pjesë e një grupi të vrasësve me pagesë. 

Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë
Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e disa personave kanë ndihmuar për të zbardhur atentatin në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Ndërkohë gjurmimi i policisë së Shkodrës çoi në zbulimin e një garazhi në Mullet që përdorej si bazë për të fshehur automjetet e trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Gazetari i Shqiptarja. com dhe Report Tv Sokol Dema bën me dije se  bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, në një rrugë dytësore në zonën e Mulletin, të cilin i disponojmë dhe foto. Në garazh u gjetën dhe 3 makina dhe pjesë të makinës që dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë vrasjes.   

"Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit. Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli (Sh.)"  thuhet në njoftimin e policisë. 

Tre makinat do të verifikohen nëse janë përdorur për të kryer vrasje të tjera, apo në ngjarje të tjera kriminale.

Të implikuarit në atentatin ndaj Elis Rroshkodol
I arrestuar Xhulio Malo, 26 vjeç i arrestuar sot (26 shtator) akuzohet për për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.
Në kërkim: J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. Të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim
Sekuestrohen 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.)

Atentati që tronditi Shkodrën

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit ndodhi më 30 gusht 2024. 36 vjeçari, një person me precedent të mëparshëm kriminal, u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër.  Sipas dëshmive të mbledhura atë ditë autorët ka qenë i maskuar dhe kishin shkuar me një Benz ngjyrë gri. Pasi janë ndalur para lokalit, njëri ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut. Viktima kishte 14 plumba në trup nga 18 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes. 

Kush ishte Elis Rroshkodol?  
Viktima 36 vjeç nuk është emër i panjohur për blutë në Shkodër. Njihej si person tejet problematik brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, Elis Rroshkodol plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në 2014-ën rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë. Ndërkohë në 1997 i kishin vrarë të atin 

Njoftimi i policise, 6 shtator 2024 

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme

Raportoi për ngjarjen Ergys Kavaja dhe Sokol Dema 

Ora 18:00
Pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, Xhulio Malo u lirua nga burgu në 2020 pasi përfitoi nga Amnistia! Sot u arrestua për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit

1725617440_ibrahimbashaxhuliomalo.jpg

Ibrahim Basha dhe Xhulio Malo

Xhulio Malo, 26-vjeç është arrestuar sot nga policia, pasi akuzohet për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, e kryer në bashkëpunim.

Emri i tij nuk është i panjohur për forcat e policisë, kjo pasi kur ishte vetëm 17-vjeç Xhulio Malo rezulton të ketë qenë dhe anëtar i grupit të zjarrit që në 2015 vranë efektivi e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Në 2018 gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi Xhulio Malon me 10 vjet burgim, ndërsa ishte liruar në 2020. Burime për Report Tv mësojnë se i riu ka përfituar nga amnistia.

Ora 12:37
Atentati në Shkodër/ Report Tv siguron foton e garazhit, ku grupi i vrasësve me pagesë ruanin makinat që përdoreshin në krim

1725619589_servismakinashporsh.jpg

Në foto 'Porsche' i vjedhur në Sllovaki qe ndodhej ne garazhd. 

Report Tv siguron foto të garazhit në Mullet të Tiranës ku grupi kriminal fshihte makinat të cilat i përdorte për vrasje.

Në foto 'Porsche' i vjedhur në Sllovaki. Fotoja u sigurua nga gazetari Sokol Dema.

Ora 12:09
Atentati ndaj Rroshkodolit në Shkodër / Kush është 26 vjeçari i arrestuar! 17 vjeç, pjesë e 'grupit të zjarrit' që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat! Njihej si mbështetës i ISIS

1725617440_ibrahimbashaxhuliomalo.jpg

Foto: Ibrahim Basha dhe Xhulio Malo 

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, siguron foton e të arrestuarit për atentatin ndaj Elis Rroshkodol në Shkodër. Ai është Xhulio Malo, një emër i njohur edhe si pjesë e "grupit të zjarrit" në Lazarat më 2015, kur u vra speciali Ibrahim Basha gjatë operacionit policor. 26 vjeçari akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, sikurse edhe arsenalin e armëve.

Ndërkohë në 2015 ai rezulton të jetë arrestuar dhe prë vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2015.

Dhe i arrestuari Xhulio Malo, nga Lazarati, i akuzuar si i përfshirë në atentatin e Shkodrës ndaj Elis Rroshkodol (Shkoza) javën e kaluar, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit dhe Drejtësinë.

Xhulio Malo, foto nga FB në vitin 2015, pas arrestimit

I njohur si mbështetës apo fans i Shtetit Islamik ISIS, ai cilësohej edhe si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Madje ai është arrestuar i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në atë pritë të 24 Qershorit 2015 në Lazarat, një vit pasi policia kishte marrë nën kontroll fshatin në operacionin antikanabis.

Së bashku me vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko, të dyshuar dhe dënuar si organizatorë, si dhe 6 të rinj të tjerë, ata lëshuan breshëri plumbash.

Dy efektivë të tjerë u plagosën. Xhulio Malo u identifikua dhe kap dy ditë më pas. Ai rrëfeu skemën e krimit për hetuesit, duke shpjeguar se autorët ishin vëllezërit Aliko dhe se planin për sulm ndaj policisë e përgatisnin prej 6 muajsh. Malo, në atë kohë vetëm 17 vjeç, u akuzua si personi që siguroi armatimet e grupit. Ai e refuzoi akuzën, por gjithashtu u dyshua se ishte personi që tërhoqi në kurth grupin e specialeve të RENEA-s, pas të shtënave me armë dhe ndjekjes me makinë.

Kur efektivët me makinën jo të blinduar u afruan në kodër, u gjendën në kryqëzim zjarri dhe pa mundësi shpëtimi. Në një vëzhgim të profilit të tij në Facebook, u gjetën foto të Malos në plantacione hashashi, foto të ISIS në Siri dhe madje foto të tij si përkrahës i tyre dhe me gishtin lart. Malo tha në atë kohë se grupi kishte 15 persona dhe dispononin snajpera dhe armë të rënda.

Pas masës së sigurisë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda më 27 Qershor 2015, Malo iu nënshtrua hetimeve, teksa përfitoi edhe si dëshmitar që ndihmoi Prokurorinë me rrëfimin dhe u dënua vetëm me 10 vite burgim. Vendimi për grupin e zjarrit me 11 të pandehur u dha më 21 Mars 2018, teksa gjithashtu u dhanë edhe dy dënime përjetë. Konkretisht izolim përjetë për Arbion Alikon dhe Barjam Bocia, e 150 vite burg ne total për nëntë të akuzuarit e tjerë.

Pas vuajtjes së izolimit ai ishte liruar, teksa ka rënë përsëri në pranga sot (6 Shtator), në lidhje me një tjetër vrasje, atë të ndodhur në Shkodër më 30 Gusht.

Xhulio Malo në një parcelë kanabisi në Lazarat, foto nga FB

Ora 12:00
Atentat Elis Rroshkodolit në Shkodër, zbulohet garazhi në Tiranë ku 4 autorët e vrasjes fshehnin makinat! Emri i të arrestuarit, 3 në kërkim

1725617165_xhuliomalo.jpg

Foto: Xhulio Malo i arrestuari

Detaje të reja lidhur me vrasjen e Elis Rroshkodolit më 30 gusht në qytetin e Shkodrës. Policia e Shkodrës dekalroi se 4 personat kishin një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Po ku ndodhet ky garazh?

Baza e makinave që dyshohet se janë përdorur nga grupi kriminal që vrau Rroshkodolin është gjetur në Mullet. Bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema.

Po kështu gazetari mëson se emri i personit të arrestuar në Shkodër, ai është Xhulio Malo, ndërsa 3 janë në kërkim. 

Njoftimi i policise, 6 shtator 2024 

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2024 03:09

    Ky rast eshte shembulli i gjalle i dobesise se sistemit te drejtesise.Ky mize kali u akuzua si pjese e grupit te zjarrit ne Lazarat qe vrau reneasin z.Basha,gjithashtu eshte dhe perkrahes i ISIS dhe u denua me 10 vjet dhe gjykata e nxjerr pas dy vjetesh me amnisti a thua se ishte ne burg per vjedhje pulash!Te shohim sa do te denohet kesaj rradhe,aq me teper qe eshte perserites dhe jo me amnisti per kategori te tilla!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 06/09/2024 14:17

    Gjynaf cuna te rinj u jepet mundesia te korrigjohen dhe ja cfare bejne paska qene edhe besimtare mysliman i shkreti.

    Përgjigju
    • Ceni: 06/09/2024 17:21

      Besimtar me foton e isis!

  • Shkodra: 06/09/2024 13:34

    Ku do futesh o xhuljano me shoket . Do vdisni

    Përgjigju
  • Real: 06/09/2024 13:29

    Me keto akuza ky paloco del prape nga burgu per 4 vite dhe vazhdon shkollen e krimit. Akuzojeni si te gjithe te tjeret per vrasje ne kuader te grupit te strukturuar kriminal dhe jepini te perjetshem. Ky nuk behet me njeri.

    Përgjigju
    • Tunxh o bir: 09/09/2024 13:53

      Nuk shkojn gjate keta,,i liron shteti,por i vret Robi,,AQ e Kan keta max 35 vjec dhe shokjne ne te semes,

  • Miri: 06/09/2024 13:21

    Këtyre Mostra bëni nga një qilper dhe dergojini aty ku nuk kthehen më. qak iprishur

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2024 13:01

    Po policia pse se vret ktē kriminelin vesh derr pēr ça e duan ktē jashqitje tē kombit.

    Përgjigju
  • 313: 06/09/2024 12:56

    hajd se behet pendito shume shpejt

    Përgjigju
  • Pet.: 06/09/2024 12:26

    Pergezime policise per punen profesionale. Gje qe deshmon qe nese policia nuk eshte e kapur nga krimi, mund te jete vertete e vleresuar dhe profesionale.

    Përgjigju
  • Kaci Laprake: 06/09/2024 12:20

    Per cdo kriminel qe vritet, shtohen 3 te tjere! Me keto ritme Shqiperia ne 10 vitet e ardhshme do shnderrohet si Haiti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?