Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes së atentatit në By-pass-in e Vlorës mëngjesin e sotëm, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Siç shihet nga pamjet makina është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa trupat e dy viktimave ndodhen ende në mjet. Pasi mjeti i tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa po udhëtonin në afërsi të mbikalimit të Panajas, mjeti ka përfunduar në një kanal.
Lajmi kryesor:
Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al