BULQIZË- Një tentative për vrasje u shënua mesditën e kësaj të premteje në dalje të qytetit të vjetër, ku burime nga policia thonë se shënjestër e atentatit ka qenë Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli. Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjeç, kushërinj mes tyre, po udhëtonin me mjetin tip Land Rover, ku autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, në hyrje të qytetit të Bulqizës, pranë mobileri "Nasufi". Fatmirësisht asnjë plumb nuk e ka kapur asnjë nga kushërinjtë, ndërsa autori që po ashtu lëvizte me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia e Bulqizës thonë për Report Tv se Besmir Zeneli i ka ndjekur për disa km dhe ka qëlluar disa here në drejtim të makinës deri në hyrje të qytetit. Pas atentatit, autori është larguar, duke braktisur mjetin e tij.
Familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë e cila është në pronësi të familjes Tollja, ndërkohë dy muaj më parë autori i atentatit të sotëm, Besmir Zeneli ka rrahur djalin e Shaqirt, 15-vjeçar. Para një muaj me djalin e Shaqirit, Amarildo Tollja pasi i është bërë denoncimi në Komisariat, Besmir Zeneli ka dal e ka rrahur përsëri të atin Shaqir Tollen dhe sipas Shaqirit policia nuk e ka shoqëruar dhe marrë asnjë masë për ngjarjen. Gjatë atentatit të sotëm autori ka ndjekur makinën e Erlind Tolles ku dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj Erlind dhe Shaqir Trollës, kushërinj mes tyre. Dy personat, shënjestër të këtij atentati janë shoqëruar për të dhënë dëshminë pranë grupit hetimor.
Ndërkohë në një bisedë për Report Tv, Shaqir Tollja, i cili i shpëtoi atentatit, thotë se Besmir Zeneli e ka rrahur më parë atë dhe djalin e tij 15-vjeçar dhe pas denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi dyshon se e mbron shefi i komisariatit.
Shaqir Tollja
Shaqir Tollja, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri, ka folur për Report Tv, ku thotë se Bezmir Zeneli i ka rrahur djalin 15-vjeçar dhe se pavarësisht denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi dyshon që të ketë lidhje me shefin e komisariatit.
"Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferro-kromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë! Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme"
Zbardhet atentati në Bulqizë, ku burime për Report Tv thonë se ngjarja e sotme ka ardhur si pasojë e konflikteve të vjetra mes dy familjeve Tollja dhe Zeneli për shkak të minierës së ferrokromit në Tërnovë, e cila është në pronësi të familjes Tollja.
Burime për Report Tv thonë se Besmir Zeneli ka ndjekur nga Qyteti i Ri deri në hyrje të Bulqizës Erlind Tolljan dhe e ka qëlluar me breshëri arme zjarri.
Para dy-tre muajsh Besmir Zeneli ka rrahur babanë e 26-vjeçarit Erit Tollja, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.
Report Tv ka siguruar fotot e makinës së Erlind Tolljas, e cila u qëlluar me armë zjarri në Rrugën e Arbrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Nga pamjet duket se plumbat kanë goditur xhamin e parë të mjetit tip 'Land Rover', por duket se dy të rinjtë kanë qenë me fat dhe i kanë shpëtuar atentatit.
QELLOVE si kalama o mane....////
Përgjigjufamiljarisht duhet te kishe reagu qysh se tka rraf djalin mja pas thy dur e kam e skishte ardh deri ke ti e ke djali tjeter pa ba denoncim kerkun se kur nuk funksiono polocia prokuroria e gjykata ne tiran e durres mos pyt ne bulqiz me qofte e raki i korrupton po kshu asht kur jau lsho shtegun e bajn rrug masanej.
Përgjigju