Foto e makinë së qëlluar me armë

Atentati në Bulqizë për fabrikën e Ferrokromit, autori më herët ka rrahur babanë 26-vjeçarit Tollja

20 Nëntor 2020, 17:09| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 19:26

  • Share

Zbardhet atentati në Bulqizë, ku burime për Report Tv thonë se ngjarja e sotme ka ardhur si pasojë e konflikteve të vjetra mes dy familjeve Tollja dhe Zeneli për shkak të minierës së ferrokromit në Tërnovë, e cila është në pronësi të familjes Tollja. 

Burime për Report Tv thonë se Besmir Zeneli ka ndjekur nga Qyteti i Ri deri në hyrje të Bulqizës Erlind Tolljan dhe e ka qëlluar me breshëri arme zjarri.

Para dy-tre muajsh Besmir Zeneli ka rrahur babanë e 26-vjeçarit Erit Tollja, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit. 


Lajmi kryesor:

Bulqizë, atentat pas sherreve për fabrikën e Ferrokromit, shpëtojnë dy kushërinjtë/ Flet një prej shënjestrave: Autori më ka rrahur mua dhe djalin muaj më parë, dyshoj se atë e mbron shefi i komisariatit (EMRA+FOTO)


er.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?