Kronikë

Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt

27 Janar, 19:29| Përditesimi: 27 Janar, 19:38

  • Share

Një sërë atentatesh kanë tronditur vendin gjatë muajit janar. Ishte mbrëmja e 14 janari 2025, kur u bë atentat ndaj Kristian Markut, në aksin Fier-Vlorë. Më 24 janar 48 vjeçari Lulzim Visha i cili punonte si postier në postën private "Postman" është gjetur i vrarë brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë.

Lidhur me këto ngjarje ka dhënë më shumë detaje, gazetarja Aida Topalli, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ajo u shpreh se mjeti që është përdorur për të vrarë Kristian Markun, ishte i blerë në Slloveni nga dy kosovarë të cilët më pas ia kishin shitur Erald Cenajt, i arrestuar nga policia, më 25 janar si person i implikuar për vrasjen.  

‘Kristian Bardhi ka dy mbiemra dhe u vra për arsye ende të pazbardhura, po udhëtonte drejt Vlorës që se lidhte asgjë me këtë qytet sa i takon njohjeve që mund të kishte. Pak ditë më parë është bërë i mundur të identifikohet edhe kush e kishte siguruar automjetin që u përdor për vrasjen e Kristian Bardhit. Bëhet fjalë për Erald Cenaj nga Kukësi. Ai mund ta çojë policinë tek personat që mund ti kenë blerë atij automjetin. Automjeti që u përdor në vrasjen e tij ishte me numër shasie të fshirë, por grupi hetimor arriti përmes disa metodave hetimore që të përftoi numrin e shasis. Ka rezultuar se mjeti ishte slloven i blerë nga dy kosovarë dhe ata thonë se ia kanë shitur Erald Cenajt nga Kukësi dhe nuk është bërë një kontratë mes këtyre të fundit. Cenaj nuk ka treguar se a ja ka vënë ai në dispozicion autorëve apo ja ka shitur personave të tjerë’, tha ai.

Topalli tha se dyshohet për vrasës, pasi është përdorur e njëjta skemë si në atentate të mëparshme të ndodhur në vend.

‘Dyshohet se atentati është bërë nga vrarës me pagesë, sepse bëhet fjalë për breshëri plumbash dhe si në çdo ngjarje tjetër, automjeti gjendet i djegur dhe brenda tij edhe armët që janë përdor për vrasjet. Këto bëhen nga vrarës me pagesë që kur autoritet shkojnë dhe ushtrojnë kontrolle tek banesat e personave të dyshuar, këta të fundit i ofrojnë të dhëna që tregojnë se në momentin e ngjarjes kanë qenë diku tjetër. Kështu prokurorisë i duhet një punë më e madhe që të faktojë provat’, tha ajo.

Lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, gazetarja bëri me dije se cila është pista që policia ka për hetimin.

‘Pista e hetimit është për një konflikt që ka ndodhur mes vëllezërve Vishaj dhe fisit Lami. Policia ka bërë kontroll në banesën e Ervis Lamin që hodhi sasinë e tritolit në komisariatin e Korçës që të bënte të mundur arratisjen e 7 personave nga burgu i Drenovës. Sfidë është që përveç arrestimi të Eduart Lamit dhe shpalljes në kërkim të Ervis Lamit, do të ketë policia prova të mjaftueshme për ti bërë jo vetëm të dyshuar por autor të vrasjes së Lulzim Vishës ose jo’, tha ajo.

Lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, sipas gazetares është e vështirë të gjenden prova.

‘Është e vështirë të gjendjen prova sepse nëse është eleminuar, ata që e kanë eleminuar kanë qenë preçiz në mënyrën si e kanë kryer eliminimin. Është folur shumë, polumbarët kanë bërë edhe zhytje se trupi i tij mund të jetë hedhur në det ose është copëtuar në vaska acidi. Sa kohë flitet për një zhdukur kufoma e të cilët nuk gjendjet nuk kanë çfarë thonë. Fati i tij do të jetë një mister i gjatë për institucionet dhe për publikun’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?