Atentati dje te 'Uji i ftohtë'! Zbulohet vlonjati që bëri pritën dhe sherri me shënjestrën, që shpëtoi

25 Janar 2020, 11:40| Përditesimi: 25 Janar 2020, 11:55

  • Share

Një konflikt i çastit mes dy të njohurve dje në Vlorë, për pak sa nuk ka përfunduar në viktima në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, ku objektivi i këtij atentati Eneo Greca, u qëllua me tre plumba pistolete, strukturat e hetimit të krimit, pranë policisë së Vlorës, kanë arritur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e kësaj ngjarje. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, ai është Marios Ramosaçaj, dhe dyshohet të jetë personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Eneo Grecës.

32-vjeçari Marios Ramosaçaj, momentalisht është shpallur në kërkim policor, ndërkohë ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ramosaçaj dyshohet se një ditë para ngjarjes ka patur një konflikt me Eneo Grecan, ku kanë shkëmbyer sharje me njëri-tjetrin. Por vetëm një ditë më pas, në datën 24 janar 2020, teksa Greca ndodhej duke ecur me makinën e tij në lagjen “10 korriku” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ai është qëlluar tre herë me pistoletë nga personi i dyshuar Marios Ramosaçaj.

Makina e Marios Ramosaçaj

 

Pas kësaj goditje, Ramosaçaj është larguar me shpejtësi, ku pavarësisht kontrolleve të disa banesave nga policia e Vlorës, sërisht Ramosaçaj nuk është arritur të lokalizohet dhe arrestohet. Ndërkohë në vendngjarje është sekuestruar një automjet në pronësi të Eneo Grecës dhe tre gëzhoja pistolete 9 milimetërshe. Pas goditjes me armë, Eneo Greca, ka telefonuar bashkëshorten e tij, duke i pohuar: “…më qëlluan, shpëtova mirë…”. Më pas ka qenë gruaja e Grecas, që ka njoftuar policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Por teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur fuoristradën “Porche”, pronari i saj ishte larguar në drejtim të paditur. Vetëm disa orë më pas Eneo Greca, është paraqitur në polici duke rrëfyer rreth ngjarjes së ndodhur.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/01/2020 14:33

    Ty Fredi do te kene perdhunuar Vlonjatet se nuk ka mundesi tjeter qe i ke kaq inat hahahah

    Përgjigju
  • Nar Musta: 26/01/2020 13:15

    Mos e kruani shume me Vloren se e dini vet ju

    Përgjigju
    • Nar Mustes: 26/01/2020 22:03

      Dhe ti Nar Musta të ha carrin..

  • Fredi: 25/01/2020 17:35

    Vetem Vlor, Vlor dhe perseri Vlor!

    Përgjigju
    • Fredi: 27/01/2020 08:48

      Hmm: Minj!

    • Hmm: 26/01/2020 06:29

      Po vetem vlora ka Trima.....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?