Atentati/ Ilirjan Hasanaj qëndronte i fshehur në Velipojë, babai e bindi të dorëzohej pas telefonatës! Familja e shefit të Policisë Bashkiake e përfshirë në konflikt pronësie në 2008

16 Tetor 2020, 11:50| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:17

  • Share

Report tv mëson se Ilirjan Hasanaj, autori i atentatit të shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, Mentor Hasanaj, është dorëzuar mbrëmjen e djeshme në polici, pasi është bindur nga babai i tij, përmes një telefonate kur ai qëndronte i fshehur në Velipojë.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se atentatin e ka bërë pa e menduar dhe shkak ka qenë një konflikt për pronësinë, konflikt që e kishte dëgjuar nga babai i tij. Mirëpo babai i Ilirjan Hasanaj disa ditë më parë ka dëshmuar se me familjen e Mentor Hasanajt nuk kanë pasur asnjëherë konflikt. Dy deklarata kontradiktore mes babait dhe djalit të tij, që ngrenë dyshime mbi të vërtetën.

Nga ana tjetër Report Tv mëson se familja e shefit të policisë ka qenë e përfshirë në në konflikt pronësie në 2008 por që s'ka lidhje me familjen e Ilirjanit. Ngjarja në 2008 ka ndodhur  në Grufushë, por s'ka të dhëna me familjen e djalit. E gjithë ngjarja pritet të zbardhet në vijim.

Ka qenë vetë babai që e ka dorëzuar Ilirjanin në komisariat, bashkë me babain 23 vjeçarit Verzan Bajrakurtajt, bashkëpunëtorit të 19 vjeçarit, pasi kanë qenë prindërit ata që kanë ndikuar që të rinjtë të dorëzohen në polici.

Babai i tij ka arritur të sigurojë vendodhjen e djalit të tij, në Velipojë, ku kanë qëndruar të fshehur. Ai ka folur në telefon me të birin dhe e ka bindur që të dorëzohet në policinë e Shkodrës. I ri ka shfaqur shenja pendese në dëshminë që ka dhënë.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake/ Ilirjan Hasanaj u dorëzua në komisariat nga babai: Shkak një konflikt pronësie, e kam dëgjuar nga im atë! Qëllova i dehur


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?