Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake/ Ilirjan Hasanaj u dorëzua në komisariat nga babai: Shkak një konflikt pronësie, e kam dëgjuar nga im atë! Qëllova i dehur

16 Tetor 2020, 09:15| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 14:32

  • Share

Zbardhet dëshmia e 19 vjeçarit Ilirjan Hasanaj, autorit te atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, pasi është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme.

19 vjeçari ka deklaruar se e ka qëlluar Mentor Hasanajn për arsye pronësie, duke pasur parasysh një konflikt të vjetër që kishte dëgjuar nga babai i tij. Hasanaj më tej shton se në momentin që ka qëlluar drejt makinës së shefit të policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe e ka bërë pa e menduar një gjë të tillë.

"Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar ne rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur më vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë dite. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.

Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Eshtë nje konflikt i vjeter pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur", ka thënë ai.

Në dëshmi ai ka sqaruar edhe rolin  23 vjeçarit Verzan Bajrakurtaj, për të cilin tha se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe as dijeni për plagosjen. Sipas tij Bajrakurtaj thjesht e ka ndihmuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.

"Duke qenë drejtor me erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia por çdo gjë ka qenë në atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bërë unë por thjesht e kam thirrur duke i thënë që te më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam veteëdorezuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bërë", tha ai.

Hasanaj, i shpëtoi mrekullisht atentatit pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup , ndërsa tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë atentatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në makinë në momentin që është qëlluar drejt saj. 

1602844829_1602834040MentorHasanaj.jpg

Ilirjan Hasanaj dhe Mentor Hasanaj

Ora 11:50
Atentati/ Ilirjan Hasanaj qëndronte i fshehur në Velipojë, babai e bindi të dorëzohej pas telefonatës! Familja e shefit të Policisë Bashkiake e përfshirë në konflikt pronësie në 2008

Report tv mëson se Ilirjan Hasanaj, autori i atentatit të shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, Mentor Hasanaj, është dorëzuar mbrëmjen e djeshme në polici, pasi është bindur nga babai i tij, përmes një telefonate kur ai qëndronte i fshehur në Velipojë.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se atentatin e ka bërë pa e menduar dhe shkak ka qenë një konflikt për pronësinë, konflikt që e kishte dëgjuar nga babai i tij. Mirëpo babai i Ilirjan Hasanaj disa ditë më parë ka dëshmuar se me familjen e Mentor Hasanajt nuk kanë pasur asnjëherë konflikt. Dy deklarata kontradiktore mes babait dhe djalit të tij, që ngrenë dyshime mbi të vërtetën.

Nga ana tjetër Report Tv mëson se familja e shefit të policisë ka qenë e përfshirë në në konflikt pronësie në 2008 por që s'ka lidhje me familjen e Ilirjanit. Ngjarja në 2008 ka ndodhur  në Grufushë, por s'ka të dhëna me familjen e djalit. E gjithë ngjarja pritet të zbardhet në vijim.

Ka qenë vetë babai që e ka dorëzuar Ilirjanin në komisariat, bashkë me babain 23 vjeçarit Verzan Bajrakurtajt, bashkëpunëtorit të 19 vjeçarit, pasi kanë qenë prindërit ata që kanë ndikuar që të rinjtë të dorëzohen në polici.

Babai i tij ka arritur të sigurojë vendodhjen e djalit të tij, në Velipojë, ku kanë qëndruar të fshehur. Ai ka folur në telefon me të birin dhe e ka bindur që të dorëzohet në policinë e Shkodrës. I ri ka shfaqur shenja pendese në dëshminë që ka dhënë.

Komento

Komente

  • 35 vjet minimumi: 16/10/2020 12:44

    Qe mos te guxojn cerrat e till te bejn me vrasje me pages . Edhe yt ate qe esht nje nder burrat me te poshter ne shkoder te marri nej plum kres kur ti te jesh ne burg . Dhe kshu e shikon mir jeten

    Përgjigju
    • Doli: 17/10/2020 16:43

      Perzoten ma mori mendja..... polic dogane. E ka rrit me lek haramit.

  • Eeee: 16/10/2020 11:14

    Sa shume gezohen meshkujt kur lindin cuna, se dine te shkretet ca i pret me mbrapa

    Përgjigju
    • Filani: 16/10/2020 12:11

      eee varet nga pikepamja jote. esht esukimi qe keto rob marin nga familja,shoqeria e ambjenti qe i rrethon..personalisht nuk mund te them te njejten gje. Si vajzat dhe djemte jane dhurate bekuar e Zotit. Sa sa kohe shpenzojne prinderit per adulimin a tyre,le per te deshiruar.Mqs baba rei tu pi raki gjithe diten apo mama tu gati gjith diten e tu pa filxhan...

  • Beni: 16/10/2020 10:59

    Burg përjetë ! Të vene mënd të tjerët

    Përgjigju
  • Burg perjet: 16/10/2020 09:54

    Si kishe koh qe e mbaje armen ti ? Nuk di as ca flet ! Kalova e pash e kisha e ndoqa ca po thu ??? Ti ke ba atentat me pages o djal ke ven kapucin armen motorin . Ca alcoli ke qen ti ? Nqs ke pi alcol sa mir dite te largoheshe ?

    Përgjigju
  • Kirasi: 16/10/2020 09:49

    Ik i te q... ropt o djal i keq ti je vrases me pages si nuk qenka me paramendim me motor me arme i veshur me kapuc ne kok ! Ne burg do kalbesh mos ki merak . Sado te ndihmoj baba se si puna jote asht burr ma te keq nuk ka shkodra . Ku di ti ca asht alcoli o kriminel i vogel . Burg perjet

    Përgjigju
  • Hasani: 16/10/2020 09:45

    Po ta pranoi prokuroria genjeshtren e trashe bravo te qofte o djale ish polici. Tani te te kepusin nja 35 vite ty dhe 20 vite atij malokut tjeter qe ta kuptoni se vrasesi me pagese eshte zanati ne i flliqur ne bote o rrace e ndyre. Meqe nuk po tregon te verteten atehere uroj qe te funksionoje edhe kanuni.

    Përgjigju
  • Trump: 16/10/2020 09:42

    Me siguri ka marre ndonje leke per krimin. Qurrash.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 16/10/2020 09:35

    Qe do ja hedhesh me nja 5 vjet maksimumi eshte e qarte por qe do dalesh nga "UNIVERSITETI" me diplome kjo eshte e padiskutueshme! Suksese ne karrieren e krimit dhe hengshi kokat e njeri tjetrit

    Përgjigju
  • gaetano: 16/10/2020 09:26

    e po nga gopi qe dole ste ze me tani rrenacak ti je vrases me pages bol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?