Erigers Mihasi

Kronikë

Atentati mafioz në Tiranë, Erigers Mihasi, i përfshirë në ngjarje të bujshme kriminale, kishte filluar të frekuentonte xhaminë, donte të largohej nga bota e krimit

14 Nëntor 2021, 10:27| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 10:28

  • Share

Erigers Mihasi, 32-vjeç, u ekzekutuar mbrëmjen e djeshme së bashku me mikun e tij në zonën e Astirit në Tiranë. Emri i 32-vjeçarit ishte i lidhur me shumë  ngjarje kriminale, por edhe pse me një jetë të trazuar dhe të përfshirë në luftën mes bandave, duket se Mihasi kishte tentuar të ndryshonte rrugë, të linte pas të shkuarën dhe t'i kushtohej një jetë të drejtë dhe më të mirë. Ai kishte filluar të frekuentonte xhaminë në Tiranë.

Përmes një postimi Xhamitë e Tiranës tregon se 32-vjeçari po tentonte të shkëputej nga bota e krimit dhe t'i futej rrugës së zotit, por ditën e djeshme atij iu pre jeta në mes pas një atentati mafioz, duke lënë jetimë 3 fëmijë të vegjël.

"Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij", shkruhet në postimin e Xhamive të Tiranës.

Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua dje në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë.


Lajmi kryesor:

Atentati në Astir, 2 kamera sigurie kapin momentin e sulmit! Erigers Mihasi u ndoq nga autorët nëpër Tiranë, mbi 20 plumba në drejtim të tij


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?