TIRANË-Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Dy kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip 'Toyota' me targa AA 532 ON e përdorur nga autorët ka ndjekur dhe më pas qëlluar mjetin "Audi A 7" ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç.
Kamerat e sigurisë në aksin e Unazës së Re kanë ndihmuar hetuesit të identifikojnë automjetin e djegur të autorëve të dyshuar në atentatin e mbrëmjes së të shtunës ku në 19:30 minuta mbeti i vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Dy kamerat të cilat kanë fiksuar momentin teksa mjeti Audi A7 i bardhë në drejtimin e Mihasit dhe pasagjer shokut të tij Dumani vjen nga zona e pallatit me Shigjeta dhe ul shpejtësinë për t'u futur në të majtë në kthesën drejt lagjes Yrshek mbi urën e nënkalimit. Ndërsa nga pas tyre vjen një automjet Toyota i cili ka rezultuar i vjedhur në Greqi dhe po ashtu me targat AA 532 ON të vjedhura në 2 korrik në Tiranë. Ky mjet sipas rindërtimit të skenës së krimit pa ndaluar në asnjë moment hap zjarr nga sedilja e pasme e pasagjerit duke lënë të vdekur në vend Mihasin dhe Dumanin. Mbi 20 plumba kallashnikov janë derdhur ndaj dy të rinjve, ndërsa mjeti i viktimave ka qenë në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën dhe shtyllën e ndriçimit.
Autorët që mendohet se janë 3, janë me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë. Pas ngjarjes së mirëfilltë mafioze që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, duket se atentatorët për të shpëtuar, janë larguar menjëherë drejt Thumanës, ku edhe u gjet një automjet i djegur “Toyota”. Në makinë e cila rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa targat në Tiranë, u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç. Një mjet tjetër nga zona e Thumanës dyshohet se i ka larguar ata për të humbur gjurmët.
Policia ka shoqëruar dhjetëra persona në qytetet të ndryshme të vendit, ndërsa Erigers Mihasi ka qenë i arrestuar dhe dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.Përfshi grabitjen ndaj prindërve të Elton Çiços e deri tek vrasja e fundit në Laç e ish policit Xhelal Reçi.
Mihasi njihet edhe si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në audin e bardhë me targa AA 008 EM, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek. Nga personat e shoqëruar hetuesit nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë provë të përfshirjes së tyre në krim, ndërsa tre atentatorët që udhëtonin në bordin e Toytota-s dyshohet të jenë ekzekutor me pagesë.
Mihasi një ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri nga Gjermania, ndërsa mjeti të cilin ai drejtonte 30 minuta para se të binte pre e atentatit e kishte ndaluar patrulla e policisë në zonën e universitetit politeknik. Ndaj dy viktimave janë përcjell një sërë ngushëllimesh në rrjetet sociale mes tyre dhe nga kjo faqe ku thuhet se prej disa kohësh i ndjeri ishte konvertuar në besimtar për tu shkëputur nga e shkuara e tij e errët.
SKEDA/ Kush është Erigers Mihasi?
Erigers Mihasi, që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.
Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.
Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigers Mihasi është shok i Ervis Martinajt.
Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmenduar edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, 13 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar.
Erigers Mihasi dhe Armand Dumani
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit që tronditi kryeqytetin, duke ngritur akuza të forta ndaj opozitës duke theksuar se nuk reagon dhe është inekzistente.
Ai shprehet se çdo ditë ka korrupsion, drogë dhe papunësi dhe se ku mandat i tretë është Rilindjes së babëzisë, duke shtuar se gjithçka është pasojë e mosreagimit nga opozita dhe shoqëria civile.
“Koha të reagojmë fortë deri në rrëzimin e qeverisë së krimit dhe vendosjes së rendit, demokracisë dhe votës së lirë. Të bashkuar drejt fitores”, shkruan ish-deputeti.
Erigers Mihasi, 32-vjeç, u ekzekutuar mbrëmjen e djeshme së bashku me mikun e tij në zonën e Astirit në Tiranë. Emri i 32-vjeçarit ishte i lidhur me shumë ngjarje kriminale, por edhe pse me një jetë të trazuar dhe të përfshirë në luftën mes bandave, duket se Mihasi kishte tentuar të ndryshonte rrugë, të linte pas të shkuarën dhe t'i kushtohej një jetë të drejtë dhe më të mirë. Ai kishte filluar të frekuentonte xhaminë në Tiranë.
Përmes një postimi Xhamitë e Tiranës tregon se 32-vjeçari po tentonte të shkëputej nga bota e krimit dhe t'i futej rrugës së zotit, por ditën e djeshme atij iu pre jeta në mes pas një atentati mafioz, duke lënë jetimë 3 fëmijë të vegjël.
"Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij", shkruhet në postimin e Xhamive të Tiranës.
Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua dje në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë.
Po ststusin e ketij fshatarit ngs Otllaku per cfare e keni vendosur ketu? Ky analfabet qe gjoja ka bere dhe master me ndihmen dashnores dekane E.H. i genjen mendja se eshte faktor. Fajin per kete e ka media qe i jep hapsire hibrideve te tille pa asnje vlere shoqerore, civile dhe morale.
PërgjigjuMos ja qani hallin se e dine mire ato nga e kane Dhe policia i le ti zgjidhin vete! Derisa si preket interesi shtetit nuk nderhyn Per lloj lloj barbonash, le te hane kokat thone, Por idea eshte mos ti futesh ksaj rruge, Se po i hyre ska kthim pas.
PërgjigjuMbasi vrau e preu, trafikoi droge dhe vendosi gjoba shkoi ne xhami te shpetonte. Me makine 80 mije euro, me para plot ngs pislleqet i genjeu mendja se do e falte zoti. Jo more djale jo nuk te fal zoti ate qe nuk te fal robi. Gjete cfare kerkove.
PërgjigjuAta plumba qe hidhni sot ne drejtim te tjetrit neser do tju kthehen per koke , prandaj hiqini nga mendja iluzionet se po te vrisni njerez mund te shpetoni pa u vrare
PërgjigjuI ndjeri vertet mund te jete penduar dhe te kete shkuar ne xhami per te lare gjynahet qe ka bere por ne ate bote ku ka shkuar ai do te pergjigjet nje me nje per vjedhjet dhe vrasjet qe ka kryer ai do te pervelohet nga zjarri i xhenemit.
PërgjigjuNqs makina rezulton te jete vjedhur ne Greqi, atehere ajo eshte futur ne territorin Shqiptar me letrat e rregullta te te njejtes tip makine. Te nxirren te gjitha mjetet e atij lloji qe kane hyre ne Shqiperi muajt e fundit dhe qe nuk kane dale per ne territorin Grek. Ajo makine qe nuk ndodhet ne territorin Shqiptar, pra ka vetem hyrje dokumentat me makinen e vjedhur, figuron qe pronari i asaj makine ka ndihmuar qe ky mjet te hyje ne territorin grek.
PërgjigjuKe harruar qe makinat futen dhe nga kufiri I gjelber ska nevoje te regjistrohen.Ka njerez qe merren vetem me kete pune shesin makina targa per ata qe I duhen.
Lere se e gjete. Kujton ti qe po te doje policia nuk i gjen dot???? Problemet jane shume te thella se kaq. Fillojne me inkriminimin e policise,prokurorise, gjykates, trafiku i droges dhe perfundojne tek lidhjet politike. Vrasin dhe vriten se nuk ndeshkohen. Ky eshte problemi.