Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, policia jep detajet zyrtare! Makina e autorëve pa targa

18 Gusht 2022, 10:54| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 10:55

  • Share

1660812709_PANAJA5.jpg

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku u vranë 2 të rinj.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz". Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMË", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?