SHKODËR- Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, (30 tetor 2024), u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.
Në makinë ishin 3
Policia e Shkodrës dyshon se në makinën e viktimave kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Bëhet fjalë për një person që është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por është filmuar nga kamera amatore, ndërkohë policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik. Ai eshtë i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza ndërsa duart i ka me gjak dhe në ball ka gjurmë gjaku. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar.
Viktimat u nxorën nga makina
Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon pamjet pak minuta pas atentatit ku tre trupa janë të shtrira në tokë, një makinë e bërë shoshë nga plumbat dhe motori i shkatërruar me të cilën udhëtonte çifti I bashkëshortëve që u gjendën rastësisht aty. Por për shkak të pamjeve të rënda dhe ndjeshmërisë që mund të shkaktojë ka vendosur të mos e publikojë. Arlind Bushati dhe Hamza Lici janë jashtë makinës. Dyshohet se ata janë nxjerrë nga makina nga personi i tretë që ka qenë në makinë me ata.
Atentatorët dyshohen nga Mali i Zi
Ndërkohë dyshohet se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë, që mendohen se janë djem në moshe të re të ardhur nga Mali i Zi. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti në rrethina, ku vrasësit u arratisën pasi dogjën makinën “Range Rover”. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disa vjeçare mes Liceve dhe Bajrave.
Merret në pyetje fisi Bajri
Por 24-orë pas krimit, Policia e Shkodrës nuk ka identifikuar atentatorët dhe as porositësit. Rreth 20 persona u morën në pyetje dhe me pas u lanë të lirë, mes tyre janë dhe Safet Bajri, Ilir dhe Enver Bajri dhe nipa të tyre. Në deklarime para hetuesve Safet Bajri pretendoi se në kohën e atentatit ka qenë me familjen në shtëpi, e kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë që e survejojnë 24 orë. As dëshmitaret në vendngjarje nuk ndihmuan grupin hetimor në zbardhjen e detajeve.
Makina e Licit hyri pak ditë më parë nga Mali i Zi
Burimet thanë se makina e viktimave tip “Mercedes Benz S Class” rezulton se ka hyrë pak ditë më parë në Shqipëri nga Mali i Zi, ndërsa është parë duke lëvizur në Dobraç, disa ditë para se Hamza Licin e Arlind Bushati të binin në pritë.
Ndërsa makina e atentatorëve u gjet plotësisht e shkrumbuar, aq sa hetuesit nuk mund të lexojnë numrin e shasisë dhe targat. Megjithatë, po ekspertohet, me shpresën se mund të rikuperohet ndonjë e dhënë me rëndësi.
Në vendngjarje, një ditë pas masakrës, policia po has vështirësi në sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë. Në zonën e Dobraçit ka pak kamera sigurie në rrugë apo biznese, një pjesë e tyre të koduara.
Si ndodhi atentati
Ka qenë ora 15: 50 minuta e 30 tetorit 2024 kur makina e viktimave, e cila drejtohej nga 23-vjecari Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati 32-vjeç, po lëvizte në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët i dolën paralel në të majtë dhe nisën breshërinë e plumbave, e cila rezultoi fatale për ta.
Edhe Arlindi qelloi
Arlind Bushati u kundërpërgjigj me zjarr, por pa mundur të mbrohet. Breshëria e plumbave ka vijuar për dhjetëra metra në lëvizje, derisa makina e viktimave humbi kontrollin, përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha dhe përfundoi në murin rrethues të një servisi. 56-vjeçarja Flutura Basha mbeti viktimë e pafajshme ndërsa i shoqi, Bashkim Basha 67 vjeç është në gjendje të rëndë.
Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda në makinë, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot që dyshohet se i përket personit që u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.
Hamza Lici - Vëllai i Ibrahim Licit - 23 vjeç
Flutura Basha - qytetare, po levizte me motor me burrin - 56 vjeçe
Arlind Bushati - Djali i Xhemal Bushatit - 32 vjeç - Vdiq pas disa orësh në spital
Bashkim Basha - bashkëshorti i Fluturës - 67 vjeç
Foto: Personi i tretë që mendohet se ka qenë në makinë
Shkoder- Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.
Ndërkohë Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron foton e tij.
Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, (atentati ndodhi rreth orës 15:50, 30 tetor 2024) por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
Në foto personi është pasi ka dalë nga makina. Duket i tronditur dhe duart i ka me gjak, dhe në ball ka njollë gjaku.
Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë, 30 tetor, u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marrë në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.
Policia e Shkodrës dyshon se në makinën ku ishin viktimat kanë qenë 3 persona, kjo pasi u gjetën 3 pistoleta. Personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar. Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.
Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë, në moshe të re, ardhur nga Mali i Zi. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti në rrethina, ku vrasësit u arratisën pasi dogjën makinën “Range Rover”. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disa vjeçare mes Liceve dhe Bajrave.
Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon pamjet pak minuta pas atentatit ku viktimat janë të shtrira në tokë, por për shkak të pamjeve të rënda dhe ndjeshmërisë që mund të shkaktojë ka vendosur të mos e publikojë.
Detaje të reja nga atentati me 3 viktima në Dobraç të Shkodrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja bëjnë me dije se Policia e Shkodrës dyshon se në mjetin tip ‘Benz’, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qenë edhe një person i tretë.
Grupi hetimor ka dyshime të forta për shkak të gjetjes së 3 pistoletave në makinë. Policia dyshon se personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar.
Policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të parë nëse gjurmët e gjakut janë të viktimave apo të një personi të tretë.
Viktima Flutura Basha
Shqiptarja.com ka siguruar foton e Flutura Bashës, e cila humbi jetën në atentatin mbrëmjen e djeshme në Dobraç të Shkodrës.
Flutura Basha ishte viktima e pafajshme e këtij atentati, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, në momentin kur atentatorët kanë qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Mjeti i tyre më pas është përplas me motorin e çiftit Basha, duke lënë të vdekur Fluturën dhe në gjendje të rëndë është bashkëshorti i saj Bashkim Basha.
Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re. Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe ka bërë lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit disa herë.
Sipas gazetarit të Report Tv, Sokol Dema, hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.
Të djegura plotësisht janë edhe targat. Hetuesit janë përqendruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi pasi në zonë ose nuk ka kamera, ose edhe ata që janë nuk kanë server për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t'u ekspertuar në laborator.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, (30 tetor) ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, pasi u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me ngjarjen.
“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku ndodhi atentati një ditë më parë në Dobraç të Shkodrës. Siç shihet edhe në pamje, vendi ku ka ndodhur krimi është ende i rrethuar me shitit pasi grupi hetimor u kthye sot në vendin e ngjarjes sërish.
Tre persona mbetën të vrarë nga atentati në zonën e Dobraçit, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, si edhe Arlind Bushati dhe një kalimtar.
Rreth 20 persona janë shoqëruar pas atentatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar.
Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar dëshminë e tij para uniformave blu.
Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.
edhe ne shtepi tet per ramet ju gjet kanabisi i liceve po paska qene i bushatve
PërgjigjuKRIMI ESHTE shume i rende ,,,te vriten tre persona dhe qeveria nuk e ve ujin ne zjarr,,,duket sikur qeveria ka dhene pelqim per kete masaker,,,,a kishte ndonje krim ky hamzai,,dhe sa vjec ishte,po ashtu sa vjec ishte ky bushati,,, dhe kush eshte ky bracja qe komentuesit e quajne te mbaruar tani...
PërgjigjuA din me lexu apo komenton pa lexu o q motren . Sa vjec asht thot , kush a ky kush a ai
nuk shkon braqja me tek pistolet atje. aj ashr barjam cekorja
Përgjigjuibra asht ma lesh po i kan ra puplat tesh ska ma jet per te dit e numrume i ka se njerz kot ka vra deri tesh
Kta bajn si me i pas shok klase ufo fantazma bracja po as sja kan iden kush asht ai ne foto se si kan pa kurr per ftyr veq foto policie
Nuk ju vjen me ai rast me ju afru fantazmes, pse sthu qe paskeni dal huq
PërgjigjuMe shume se fantazem ngjan me nje viktime te tradhetuar. Goditja qe ka marre eshte vdekjeprurese dhe Braçja i ka ditet e numeruara pas kesaj. Kush e ka tradhetuar dhe kush e ka qelluar vetem ai e di mire dhe cfare do te beje qe mesa kuptohet nuk ka cfare ben, nuk i kthehet vellai mbrapsht. Miti i tij pas kesaj goditje ra dhe ndoshta do kete fatin e Martinajt.
u sollen disa dite ne stomgolem dhe diten qe u kthyen nga mali zi rane ne prite duket me shume se i bie era droge se qites te huaj ne moshe te re jo profesioniste
Asht e vertet qe ibrahimi i ka gjujt ato
aq posh a ul fantasma sa e ga gervisht asfalti e pam sa burr e sa trin paska ken edhe ky po s eka te gjat tesh
Fantazma I ka shpraz 15 pluma makin atyne
Nuk e di sa e vertet esht po dikush m tha pasagjer mbrapa ne makin ka ken djali ismet cekores dhe ka dal nga makina e ka ik
PërgjigjuAi shifet qe eshte Ibrahimi por paska qene me fat.....
Jo je gabim
Me sa kuptohet keta kane vajtur ne zonen e hasmit disa dite. Pra kane vajtur per lesh dhe dolen te rruar dhe te qethur. Policia totalisht jashte funksionit. Te dy palet e armatosura dhe bredhin lirisht ne shkoder. Policia kriminale dhe SPZ nuk kishin info qe nje makine qe ka brenda njeren nga palet po ben xhiro tek zona e kundershtarit? Rezultati? Viktima qe tani duhen ngushelluar. Ju thoni jo Bracja, jo Media, jo Sokoli. Ju iku vellai,nipi etj Sa do vahdoje keshtu? Paqe dihet qe nuk ka per te patur, por te pakten te vendoset rendi dhe ligji. Askush nuk ju ka borxh ketyre familjeve mafioze terrorin dhe luften. Le te dalin maleve dhe te vriten andej mes vetu meqe kete rruge ksne zgjedhur.
PërgjigjuSHQIPTARI E KA ZAKON ,,,hedh gurin e fsheh doren...nuk e bera une thote...kanuni duhet te veproje...
PërgjigjuPo si or burr ky plak maskara ka marre ne qafe gjithe djemt e rinj per te plotesu egot e veta te jetes
PërgjigjuO safo si i ke ba llogatit tash e mrapa apo dan me hi nga ke dal
PërgjigjuHahahah kunati mark prendit ! Prandaj sja ka dasht grun xhemali se shkodran i vjeter . Shkodran i vjeter krushqi me dugagjinas
Përgjigjuxhemali bushati eka pa nuk asht pre bushatlive tvjeter shkodran
Shpresojm qe shqiptaret te kuptojn qe skafandra vehet ne koke per te shpetuar jeten. Ndoshta kan marre edhe ndonje plumb por ka mundsi qe s'kan marre asnje dhe me nje skafander kishin shpetuar jeten
PërgjigjuBravo i nderuar, analize shteruese nga ana jote. Rrespekt i lart e mirnjohje per zgjuarsine tende.
O safet po mir mor burr e zem se shkove der te ibrahimi, po si do ja besh me sokolin, lulin, blertin, media etj. Ti ke gjith shkodren kunder mo ta marrsha. 1 her po dole neper shkoder e ke pre bileten
PërgjigjuCa provash ka dhan media?
O shok vec ibra e media kan dhan prova se blerti e luli jan legena , blertit ja vranen nipin e ska geth me ba gja
Ibrahimi ka me i dal n anderr me sot e mrapa prit se nuk e njef hasmin sa duhet
O rus o moter.. R po vellezerit Bilali qe nuk meritonin ate fund kush I vrau nana jote
po keta jane te gjitje nga 50-60 vjec o bur ne kohe te vet po por do gjynje ajo pune edhe safeti po shko 40 mos them ka shku
Shko mor q.. motren . Ska pm qe ju afrohet bajreve . Bajret kan ba vrasjet ma te forta ne shkoder . Lict vec ferracakt e shkret e nej burr 70 vjec tu shit peshk
Ka shpetu manifatura e atelia nga arlindi , dit nat grumbullote tan horat e kriminelet e shkodres te rrugica shpis tij. Dote me u ba i fort mezor , me tan ato pasunina qe ka vec qerana merr ne muj 15 milion lek . Po malli , kumara e moren ne qaf
PërgjigjuSkutari djep kultunet mor ta marrsha.
PërgjigjuPer tanin e dukagjinin po shkodra Ka me shume sllav more
Nuk jan shkodran te dy palet. Jane mbeturina osmane, te ardhur ne Shkoder.
Nuk perfaqsojn Shkodren kta dy familjet nuk kane as origjine shqiptare Bajrovic(Bajraj) jane boshniake te ardhun prej Podgoricet e kto tjert kane lidhje me pasardhesit e garnizionit te perandorise osmane ne Shkoder, Shkodren ku ke shqiptar e ke djep kulturet ne Gjuhadol ne Fermentim ne Skenderbeg ne Serreq ne lagjen Mar Lula kudo ku ke shqiptar kto jane vetem nji pjese e qytetit
Thojn Njai stan njat bulmet ka pas
Përgjigju