Memaliaj- “Na e vranë djalin pa faj.Përse na e vranë?” Janë pyetjet pa përgjigje në familjen e Mukës, e cila ka hapur dyert e mortit për Gledion.
36 vjeçari punonte si kamarier në lokalin në Memaliaj ku të shtunën e 20 korrikut 2024 u ekzekutua bashkë me Shyqyri Kalemi, dhe 47-vjeçari, Marsel Çela.
Nga hetimet rezulton se Gledion Muka dhe Çela janë dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi.
E kemi pasur flori e shkuar floririt. Punonte kamarier për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? Përse? Ata e kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë.
Kërkojmë të drejtën e djalit. Përse na vranë. Na bëri gjëmën, e kishim djalë të vetëm. Gledi i nënës!
Lajmi kryesor:
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, kamerat zbulojnë profilin e autorit! I dha mesazh viktimës para se ta ekzekutonte
S.G/ReportTv.al