Pas atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj, Report Tv ka siguruar pamjet e makinës duke u djegur që dyshohet se është e autorëve, ku shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave.
Autorët pas atentatit janë larguar nga në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur mjetin. Nga djegia e mjetit, shihet se ka marr flakë edhe një shtëpi e brakstisur.
Burime bëjnë me dije se brenda makinës së djegur, janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në krim.
Lajmi kryesor:
Atentat me tre të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, i plagosin xhaxhanë! Vritet klienti e kamarieri i lokalit! Dyshohet hakmarrje ndaj të birit (VIDEO)
S.B//ReportTv.al