Atentat me tre të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, i plagosin xhaxhanë! Vritet klienti e kamarieri i lokalit! Dyshohet hakmarrje ndaj të birit (VIDEO)

21 Korrik, 00:12| Përditesimi: 21 Korrik, 14:35

  • Share

MEMALIAJ- Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në një tavolinë jashtë bashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Artur Kalemi, 57 vjeç, ndodhet në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Report Tv dhe Shqiptarja.com sollën pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet vendi i ‘larë në gjak’, ndërsa xhamat përtokë nga breshëria e kallashit. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku edhe kanë djegur makinën në fshatin Bejaj. Shqiptarja.com solli edhe pamjet e makinës në flakë, ndërsa burime bëjnë me dije se brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë. 

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat do të ndihmojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si edhe mund të hedhin dritë në identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë. 

Hakmarrja ndaj Kalemit pistë hetimi
74-vjeçari është babai i Andrea (Adriatik) Kalemit. Emri i tij përmendet që me vrasjen e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001 deri tek ajo e biznesmenit sarandiot Edmond Papa në Tiranë në dhjetor 2022.

Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve që luftën e nisën shumë herët, për trafikut e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë. Besohet se autorët janë informuar nga persona të tjerë se Shyqyri Kalemi, bashkë me të vëllanë po qëndronin në ambientet e jashtme të lokalit, pranë bashkisë Memaliaj. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me sagën e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i cili ishte kushëriri i Kalemit, dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.

Kërkimet
Operacioni i kërkimit po bëhet në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat. Në terren, janë angazhuar edhe forcat RENEA. Policia e cila ka sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, shoqëroi disa persona në dijeni për ngjarjen, apo që ndodheshin aty kur ndodhi ajo. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë, dhe kërkimet e para po përqendrohen tek hakmarrja mes familjeve Kalemi dhe Papa.

Kush është Andrea Kalemi
Andrea Kalemi nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare ndërsa rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave. 

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

Atentati në Memaliaj 20 korrik 2024 
Të vrarë
1- Shyqyri Kalemi 74 vjeç (babai i Andrea Kalemit)
 2- Gledio Muka, 36 vjeç (kamarier)
 3- Marsel Çela 47 vjeç (klient)
I plagosur
Artur Kalemi, 57 vjeç (xhaxhai i Andrea Kalemit)

 

Ora 14:32
Atentati me 3 viktima në Memaliaj, vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëgjyqësi: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht

1721565288_Capture.JPG

Marsel Çela

“Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.

Për Top Channel, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”.

Ora 14:27
Ministri Balla: Të zbardhet sa më shpejt atentati në Memaliaj! Ngjarjet e vjetra kriminale rrezik potencial për të reja

1721565074_balla.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të atentatit në Memaliaj, atje ku mesnatën e së shtunës, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj, ndërsa theksoi se nga ngjarje të vjetra kriminale mund të lindin të reja.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, tha ai.

Ora 10:57
Atentati me 3 viktima në Memaliaj, zjarrëfikësit pastrojnë gjakun në vendngjarje

 

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, në lokalin ku ndodhi atentati zjarrëfikësit kanë pastruar mëngjesin e sotëm gjakun që ka ngel pas nga atentati i mbrëmjes së djeshme.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave.

Ora 10:48
Atentati me 3 të vrarë, Report Tv siguron pamje të makinës duke u djegur! Merr flakë edhe një shtëpi e braktisur

Pas atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj, Report Tv ka siguruar pamjet e makinës duke u djegur që dyshohet se është e autorëve, ku shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave. 

Autorët pas atentatit janë larguar nga në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur mjetin. Nga djegia e mjetit, shihet se ka marr flakë edhe një shtëpi e brakstisur. 

Burime bëjnë me dije se brenda makinës së djegur, janë gjetur edhe 3 kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur në krim. 

Ora 10:30
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, brenda makinës së djegur u gjetën 3 kallashnikovë

 Pas atentati me 4 të vrarë në Memaliaj mbrëmjen e djeshme, policia gjeti mjetin e djegur në fshatin Bejaj në Mallakastër, ku pas kontrollit në mjetin tip “Bmv”, që dyshohet se u përket autorëve, u konstatuan 3 armë zjarri kallashnikovë.

Pas kontrollit që i është bërë nga policia, mjeti është larguar nga vendi ku u gjet i djegur.

Ora 09:55
Atentati me 3 viktima në Memaliaj, banorët: Jemi të tronditur

 

Banorët e Memaliajt thotë se janë të tronditur për atentatin me tre viktima, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Banorët flasin edhe për familjen Kalemi e viktimën Shyqyri.

"Familje e mirë, në punën e tij.

Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. U ndodhëm këtu, nuk vajtëm me tutje se s’dnim gjë. Nuk dëgjova të shtëna. Po rrija këtu deri nga ora 1, të gjithë kishin vajtur unë nuk shkova. Shyqo hallexhi.

Jemi tronditur shumë farë. Ky është qamet i madh. I njoh dy çunat dhe atë. Shumë çuna të mirë. Jemi tronditur shumë fare. Jo s’dëgjova gjë të shtëna, sot në mëngjes e mora vesh", thonë banorët. 

Ora 09:36
Atentati në Memaliaj, ja si është gjendja e xhaxhait të Andrea Kalemit! Mori dy plumba

1721539384_memaliaj.JPG

Në atentatin e trefishtë në Memaliaj, mbeti i plagosur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Artur Kalemit, vëllai i Shyqo Kalemit është përgjithësisht e stabilizuar.

Ai ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal te Gjirokastrës nën mbikëqyrjen e mjekëve kirurgë. Artur Kalemi ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor.

Artur dhe Shyqyri Kalemi kane qenë të ulur në një tavolinë jashtë lokalit në momentin kur u autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Ora 09:19
FOTOT/ Viktimat e pafajshme të atentatit në Memaliaj! Si u vranë kamarieri e klienti

Shqiptarja.com ka siguruar fotot e dy viktimave në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Shqiptarja.com sjell foton e kamarierit Gledio Muka, 36 vjeç, dhe klientit Marsel Çela, 37 vjeç.

Të dy mbetën të vrarë pas breshërisë së kallashnikovit që u derdh në drejtim të babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.

Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.

Ndërkohë, 74-vjeçari Shyqyri Kalemi ka qenë në tavolinë me të vëllanë  tij, i cili ka mbetur i plagosur.

1721546107_glediomuka.jpg

Kamarieri, Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela
Ora 07:41
Detajet/ Si u vra babai i Andrea Kalemit dhe dy të tjerët! Autorët erdhën me makinë të zezë, njëri zbriti dhe qëlloi me breshëri kallashi

 Të paktën 3 autorë dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë në Memaliaj, ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë me një makinë të zezë. Kanë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi.

Më pas autorët janë larguar drejt Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim.  

Ora 07:19
Report Tv sjell pamjet nga atentati i trefishtë në Memaliaj, vendi i ‘larë në gjak’, xhamat përtokë nga breshëria e kallashit

Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet nga lokali ku ka ndodhur atentati ndaj babait të Andrea Kalemit. Siç shihet edhe në këto pamje, dallohet tavolina ku ka qenë ulur Shyqyri Kalemi bashkë me të vëllanë Arturin.

Në vend dallohen njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e kallashit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 të 20 korrikut në një lokal pranë bashkisë. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë e ngjarjes.

Ora 07:09
Atentati i trefishtë në Memaliaj, i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit! Ishin në tavolinë bashkë

1721517724_bd4d339e58df4af697403e86cf1deeef.jpg

Shqiptarja.com sjell detaje të reja nga atentati i trefishtë në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi. Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë. Ndërkohë, vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ndërkohë, i vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe aknë kapur plumbat e automatikut. Për pasojë edhe ai humbi jetën. 

Ora 01:49
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

 

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, 20 korrik 2024, në qytetin e Memaliajt ka qenë Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Plumbat i morën jetën dhe kamarierit dhe klientit të lokalit ndërsa një tjetër u plagos. 

Një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më pas të Edmond Papës. Shqiptarja.com jua sjell në kujtesë të renditura me data. 

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.

Më 20 korrik 2024 ekzekutohet në lokal Shyqo Kalemi, 74 vjeç babai i Andrea dhe Zamir Kalemit. Nga plumbat e kallashnikovit mbeti i vrarë dhe Gledio Muka dhe M. Çela. Pas krimit autorët  janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. 

Ora 01:28
Tre të vrarë në Memaliaj, ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Dy djemtë i shpëtuan atentateve në Greqi e Tiranë

1721517724_bd4d339e58df4af697403e86cf1deeef.jpg

Foto: Shyqo Kalemi dhe Andrea Kalemi, babe e bir

Një nga tre viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj është Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Dy djemtë e tij, Andrea Kalemi dhe Zamir Kalemi kanë arritur ti shpëtojnë atentateve gjatë vitit 2023 dhe së fundmi në janar të këtij viti. 

Andrea Kalemit i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë. Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush. Në dhjetor 2023 u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Në 12 janar 2024  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemit. Persona ende të panjohuar qëlluan me kallashnikov drejt makinës së djalit të Shyqos, vëllait të Andrea Kalemit. 40 vjeçari Zamir Kalemi arriti ti shpëtojë atentatit duke u plagosur në këmbë.

Ora 01:24
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, autorët u larguan drejt Mallakastrës ku dhe dogjën makinën! RENEA në aksion për arrestimin e autorëve

1721124260_polici.JPG

Një grup i posacëm hetimor po punon për zbardhjen e autorëve të vrasjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj. Policia informon se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Memaliaj/Informacion paraprak 

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe  kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. 

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea,  Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një  grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/07/2024 00:25

    Dhe banoret thone /Shyqo hallexhi,djem te mire,familje e mire/!Duket sa familje /e mire/ jane,me vrasje qe ne 2001,me arrestime,trafik droge dhe vrasje per hakmarrje! Pse nuk u keni dhene celsin e qytetit dhe t'i kishit bere qytetare nderi per keto /pune te mira/o njerez?!

    Përgjigju
  • Shkodra: 21/07/2024 21:11

    Keto kamarierat nuk duhet te punojn te lokalet e njerezve te botes se krimit

    Përgjigju
  • Daje Sami: 21/07/2024 19:00

    A e shikoni o popull se kush na drejton? Del ministri i brendshem dhe deklaron. Ngjarjet e vjetra sjellin ngjarje te reja. Kryeministri ta shkarkoje direkt kjo deklarate e Taulant Balles tregon se shteti nuk egziston me ai eshte gjunjezuar perpara krimit, kjo eshte e sakte krimi ndodh perpara bashkise, ku ishte policia? perse rrine, per te marre rrogen? sot vrane ne lokal, neser sulmojne organet shteterore Drejtori i Policise se Shtetit te lirohet menjehere nga detyra po ashtu e tere struktura e Policise se Shtetit. Ngushullime familiareve te viktimave te pafajshme

    Përgjigju
  • Lushka: 21/07/2024 14:51

    Nje polici totalisht e pa afte ne cdo drejtim. Nje komb qe nuk e di ku e ka busullen. Te pafajshem qe jan sot e nuk jan neser. Ku po shkojme valle!? Edhe killerat qe marrin porosi jan amator. Te thuash gjynah vetem per te pafajshmit. Vetem dicka. Cfare eshte e tjetrit eshte e tjetrit edhe cfare ehste e juaja eshte e juaja. Hecni me kete parim edhe nuk ndodhin keyo situata. Mos pretendoni tja merrni tjetrit ate qe nuk ju takon se nuk ta fal kush asgje ne kete bot. Ndjese paçin edhe uroj jo me lajme te ketilla. Policia qe duam...

    Përgjigju
  • 313: 21/07/2024 14:21

    Ky duket qe eshte nje mesazh qe vec ky edhe ai qe e ka derguar e dine tamam

    Përgjigju
  • Dori: 21/07/2024 14:01

    Ja pse policia.speciale duhet ti eliminoj dhe jo ti arrestoj kto perbindsha.Sepse jo vetem han kokat e njeri tjetrit por vrasin dhe te pafajshmit.Nje vend si yni ka nevoj per nje force policore sekrete qe ti asgjesoj me plumb kto llumra

    Përgjigju
    • Altkni: 21/07/2024 19:20

      E kam thene gjithmon qe qeverija duhet me pa tjeter te beje nje grup sekret qe te ken dore te lire ti heqin qafe killera te tille Te gjith e duan por asnji se bon

  • Shkodrani-Belgjike: 21/07/2024 12:23

    Kryt hangshin ka than njani, më dhimsen njata të pafajshmit. Duhet Enveri ti vari në litar kriminelat ne jemi peng i EU.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 21/07/2024 11:08

    Albana,shyqyr që doli Fb & përgojoni të ZI E TË BSRDHË SIÇ JU DO PRAPANICA. Ngushëllime të pafajshëmve,Kriminelët në han kokat.Ata nuk lindën pas 2013 që erdhi në qeverisje E.Rama.Ai i gjeti ATY,të BABZIURIT E PD PËR VJEDHJE E VRAJE ME NË KRYE S.BERISHËN E 1991,94,96,97,98,08,011..dhe në vazhdim duke NDEZUR FLAKËN TE KINO/SHQUPI PD NË 2022 DUKE E BËR PD COPË-COPË PËR INTERESAT E TIJ,FAMILJES,HA-LE-ATVE. •Non grata Amerikane,Angleze nuk u bë kotë,por për 101 krimet e tij me mbi 20.000 të vrarë nën Qeverisjen e tij GANGËSTERE. Krimi nuk parandalohet dot në gjithë botën..edhe sikur 50 % e Shqipërisë(1.500.000) të VISHET POLIC,duke ruajtur i pari të dytin.Ai që është nisur për të vrarë..do vrasi mos sot-nesër sipa kanunit të Lek Dukagjinit që zbaton S.Berisha që thot..çdo njeri të ketë 1 ARMË..! Kur PS kërkon mbledhjen e armëve. Kriminelët lindën me lindjen e DROGËS,PROSTITUCIONIT,VJEDHJEN E PRONËS(edhe të pulave),NDËRTMET PA LEJE,VJEDHJEN E VOTAVE 1996 E MOS HAPJEN E KUTIVE NGA SB,RRAHJEN E OPOZITËS,FUTJEN NË BURG TË F.NANOS NGA SB..nga BANDA E PD 1991 me në krye Azem Hajddrin..

    Përgjigju
  • Or tej: 21/07/2024 10:59

    Enveri qe vdiq e ka fajin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ervis: 21/07/2024 10:37

    Shume keq situata. Policia nuk ka mundesi parandalimi se nuk hedh fall kur do godasin. Problemi eshte qe me kete goditje i lind e drejta edhe ketij grupi te godasi familjaret e grupit tjeter qe ska llogjike.

    Përgjigju
    • E verteta: 21/07/2024 11:58

      Ku kane te drejta dhe parime kriminelet o djale. Me sa kuptohet keta Kalemajt kete here ju ka ngecur keq puna. Kujtuan se do vazhdonin me vrasje dhe nuk do i gjente gje. Pala tjeter qenka mafie me sa kuptohet,Kalemet jane gangestere. E paskan te humbur luften.

  • Alb: 21/07/2024 10:21

    Edhe demokraci edhe siguri ska.

    Përgjigju
  • Noli: 21/07/2024 10:15

    Per sa kohe qe shefat e komisariateve do vazhdojne te jene te punesuar te krimineleve dhe kryetaret e bashkive langaraqer ordinere qe mbushin hundet me kokaine ne tavolinat e krimit shqiperia kjo do jete . Dhe per ata qe vazhdojne me perralen do vije saliu naten prandaj votoni edin me tumane ta dini se eshte me mire nje ndryshim I keq se sa nje e keqe qe ka zene rrenje.

    Përgjigju
  • Real: 21/07/2024 09:50

    Zinxhiri i ketyre vrasjeve nuk do te ndaloje deri kur prokuroria dhe gykata nuk do filloje me konfiskimin e pasurive te krimit te te dyja paleve. Kalemet kete rradhe e paskaan pisk punen se ata qe kane perballe nuk jane si vellezrit Çaça qe vrane dikur. Policia eshte 100% jashte loje ose 100% e implikuar.

    Përgjigju
  • Qaniu: 21/07/2024 08:36

    Shyqua në orën 23-20' në kafe! Me krimet që qunat e Shuqos paskën bo,Shuqua e paska pasur mbas vetes vrasjen,po rreziku i 2 të tjerëve që shkuan kot.

    Përgjigju
  • Faik: 21/07/2024 08:02

    Ata që kanè bèrè kètè KRIM , janë MONSTRA , KANIBALË , dhe KRIMINELË të NEVERITSHËM !!! VAFSHI në DJALL , dhe u DJEGSHI në HELL , ISHALLA , O ZOT i MADH !!!! NEVERI dhe URREJTJE për tē tillè MONSTRA , që për mua Personalisht , janë edhe më KRIMINELË , sesa ÇETNIKËT SERBË !!!! Ju donit ENVER HOXHÈN , që t'ju SHKËRDHENTE të KATÊRMBËDHJETAT !!! Si mund tè vrasèsh njé MOSHATAR 70 e ca Vjeç .??????????? MONSTRA , KANIBALË dhe KRIMINELË !

    Përgjigju
    • Po mër po: 21/07/2024 08:40

      Kanibali ha kanibalin

  • Arben: 21/07/2024 07:58

    Tani do dale Taulant Balla me statistika te reja! Duke llogaritur edhe keto vrasje prape ne kohen e Saliut numri i vrasjeve ishte me i madh! Duhet te ndodhin edhe 100 vrasje kete vit qe te barazohemi statistikisht me numrin vrasjeve ne kohen e Saliut! Prandaj gjerat po shkojne mire!

    Përgjigju
  • Taulant Balla: 21/07/2024 07:54

    Si tha i bukuri i gjimnazit, Taulant Balla qe eshte ulur niveli i kriminalitetit ne Shqiperi?! Tao, tek ty eshte rritur nr i viktimave te pafajshem, ne kohen tende po vriten me bresheri o kriminel.

    Përgjigju
  • Deni: 21/07/2024 07:30

    Te dashur komentues apo komentatore,kur ju e paske i ditur perpara policise kete muhabet perse nuk e parandaluat krimin makaber? Me thoni nje vend te botes ku parandalohet i tille krim…aro qe kane vrare atje shkofshin…per te ndjeret qe e kane ngrene kot nuk ka faj as policia as politika,vendi yne qenka thjesht i mbusgur me te tille shkerdhata per mos me prish gojen me tej ku per te eliminuar nje zvarranik,nuk marin parasysh se aty mund te jene ulur femije apo dhe familjare te tyre…

    Përgjigju
  • Plepi: 21/07/2024 07:08

    Po Taulanti eshte nisur drejt vendngjarjes apo jo?Se vetem ai I jep drejtim gjerave si S.Tahiri njere e nje kohe!!!

    Përgjigju
  • Duhet te kapen me cdo kusht: 21/07/2024 07:02

    Kriminele ordinere qe per te vrar ne 74 vjecar vrasin dy te pa fajshem. Nuk afroheshin dot ta ekzekutonin me nje plumb ne kok po vrasin njerz te pa fajshem gjynah i zotit

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 21/07/2024 05:29

    Dhe ME KETE VIDEO JU UROJ NJE JAVE TE MBARE...

    Përgjigju
  • Graniti: 21/07/2024 04:26

    Kam votuar historikisht ps po kësaj radhe ca kam fis miqësi do i coj ku te jete vetëm te ps jo e dogje vendin na rangjet mishin kur hapim TV ska me intutcione ska asgjë tallen me shqiptaret na shpifet jetën vetëm kurveri llum vrasje ka ky vend

    Përgjigju
    • Po mër po: 21/07/2024 08:40

      Ti dje u linde, historikisht

    • Shkëmbi: 21/07/2024 08:29

      Granit! Votoje Saliun & Meten se dotë ketë ndryshime në këtë vend!

  • Gazepi: 21/07/2024 02:09

    He mo rama po tani kokat henkshi me njeri tketrin po ckudur kan keta te shkretet po mase te plas ndonjeher te green coast plere me ekta dhker,,,,ta polica

    Përgjigju
  • Beni: 21/07/2024 01:26

    Kokat hengshin tha ai i gjati,po na ikin njerez te pafajshem o KM.

    Përgjigju
  • Zini Qori: 21/07/2024 00:43

    ÇOHU Enver Hoxha nga varri.

    Përgjigju
  • Rrrrrrrrrr: 21/07/2024 00:39

    Ca behet keshtu o rama o te q,,,, policin vdesin njeres kot

    Përgjigju
    • Tamam per deputet: 22/07/2024 12:32

      O ti i pergjegjshmi ,si ska faij policia kur vriten dy te pafajdhem ne kafe Duke pire me kalashnikov ,kam 20 vjet ne Europ dhe skam degjuar ndonjehere te qellohet me kalashnikov ne Mes te qytetit nga grupet kriminale ,kete e bejne vetem terroristet

    • Mara emigrante ne Itali: 21/07/2024 11:20

      Injoranca e komentuesve pa kufi .

    • i pergjegjeshmi: 21/07/2024 08:40

      po cfaj ka policia o popull i injorant, spiun, lepires, servil. po pse doni te vriteni si kafshe faj prape policia

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?