Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Nuk kam lidhje, isha në shtëpi me familjen

31 Tetor, 09:08| Përditesimi: 31 Tetor, 12:37

  • Share

 

Rreth 20 persona janë shoqëruar pas atentatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar dëshminë e tij para uniformave blu.

Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?