Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar identitetin e një prej viktimave të atentatit në Vlorë. Njëri prej viktimave është Shpati Lena, ndërsa dyshohet se janë nga Vlorë. Shpati Lena nuk është një emër i panjohur për policinë, kjo pasi ka qenë arrestuar më parë si i përfshirë në vrasjen ku mbeti i vrarë pronari i lokalit në plazhin e Vlorë Arben Beqiraj. Ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Grupi i Shpati Lenës, vrau Arben Beqirajn pas një sherri për kalin e Eduart Xhezos që hyri në plazh.
Lajmi kryesor:
Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al