Atentati me dy viktima dje në autostradën Fier-Vlorë, Gledis Nano vizitë në komisariatin e Vlorës

19 Gusht 2022, 21:10| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 22:33

  • Share

VLORË- Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në atentatin që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, pasditen e kësaj të premte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga zv.Drejtori për Krimet Neritan Nallbati kanë shkuar në Vlorë, ku kanë qëndruar për disa minuta në komisaritain e e këtij qyteti.

Ende nuk jepen detaje të tjera mbi qëllimin kësaj vizite nga kryepolici Nano në policinë e Vlorës. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e atentantit mafioz të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Atentati me dy të vrarë në autostradën Fier-Vlorë ndodhi mëngjesin e së enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal. 

Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan-Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emanuel: 20/08/2022 13:52

    Futi i kafe o byrazer ne vlore e ik per tiron. Kaq e ke hapin ti

    Përgjigju
  • Buzali: 20/08/2022 08:28

    Ky mire qe eshte i p afte por eshte edhe idjot qe del naten neper vizita sikur eshte ne kerkim e jo Drejtor i pergjithshem. Ne subkoshiencen e tij vazhdon e beson se eshte i pa afte qe kur e perjashtuan nga policia per dekonspirim.

    Përgjigju
  • Tali: 20/08/2022 07:34

    Nxirrini na një karamele a llokum mos na turperoni

    Përgjigju
    • A. N.: 20/08/2022 11:20

      Ai do nje banane

  • Aliu: 19/08/2022 23:23

    Do i ketë shpëtuar uji i trashë që ka ndaluar vetëm disa minuta, se t’i kishte shpëtuar uji i hollë, do e hapte krahun në Panaja…

    Përgjigju
  • Rilindasi: 19/08/2022 22:49

    Shteti ka rënë zoti Nano. Ne qytetarët e thjeshtë jetojme me friken e atentatit te radhes mbase ndodh larg nesh. Gjithë keta te vrare dhe gjithe ky terror evidenton dhe njehere mos deshiren e qeverise per te luftuar krimin. Ky shtet (te majte dhe te djathtë) po na shkatërron, po na vjedh, po na tmerron me indiferentizmin sistematik qe tregon kundrejt bandave. Mos i gezofshin ne breza leket qe kane bërë duke i pire gjakun ketij vendi.

    Përgjigju
  • Haiy: 19/08/2022 22:10

    Vozite per kafe apo ngushellimi

    Përgjigju
    • A. N.: 20/08/2022 01:02

      Te dyja i ben ai

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?