Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë, zbulohet identiteti i turistit shqiptaro-amerikan që u plagos rastësisht, kishte ardhur me pushime

20 Qershor 2021, 08:53| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 12:04

  • Share

Marin Jano, 33-vjeç është turisti shqiptaro-amerikan që ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në Sarandë. Mësohet se ai kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar, pasi shënjestra e atentatit dyshohet se ishte biznesmenoi Spiro Iljadhi. Turisti 33-vjeçar ndodhet në spitalin e Sarandës.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?